Gazetari gjerman vjen në Tiranë për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar

Gazetari gjermani Ingo Starz me banim ne Athine, bëhet pjesë e fimëtarëve për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar në Shqipëri.

“Po e firmos peticionin sepse besoj se Teatri është shumë I rëndësishëm për shoqëritë demokratike, për të edukuar njerëzit dhe për të fuqizuar njerëzit duke treguar fuqinë e popullit.

Meqënësë e njoh çështjen e teatrit sepse jam prej disa kohësh në Tiranë, do të doja të kontribuoja në angazhimin tuaj dhe shpresoj që do të funksionojë dhe ju të mund ta ruani këtë institucion”, tha ai.