Favore të paligjshme për një dosje/ PD: Është koha që Sokol Sadushi të flasë! Heshtja nuk e ndihmon dot gjatë!

Partia Demokratike i kërkon të reagojë Sokol Sadushit, kandidatit për Gjykatën e Lartë, nëse ishte ai që ka premtuar favore të paligjshme për një dosje në Gjykatën e Lartë.

“Sokol Sadushi, i cili udhëhoqi reformën në drejtësi si ekspert i lartë, është drejtor i Shkollës së Magjistraturës, një organ i lartë i sistemit të drejtësisë.

Si kandidat pa rival për Gjykatën e Lartë, emërimi i tij pritet të ndodhë në mars, kohë në të cilën, sipas prokurorisë, drejtuesi i lartë i organit të drejtësisë do të kryente takimin e rradhës për favorin e paligjshëm“, thuhet në deklaratën e PD

Reagimi i plotë i PD

Ardian Dvorani deklaroi një ditë më parë se nuk është ai personi që prokuroria e identifikon në dosjen penale si drejtues i një organi të lartë të drejtësisë, që ka premtuar favore të paligjshme për një dosje në Gjykatën e Lartë.

Në mungesë të zbulimit të emrit nga policia dhe prokuroria, që vazhdojnë të punojnë me dy standarde, Sokol Sadushi duhet t’i japë fund heshtjes dhe të japë shpjegime publike për pozicionin e tij.

Sokol Sadushi, i cili udhëhoqi reformën në drejtësi si ekspert i lartë, është drejtor i Shkollës së Magjistraturës, një organ i lartë i sistemit të drejtësisë. Si kandidat pa rival për Gjykatën e Lartë, emërimi i tij pritet të ndodhë në mars, kohë në të cilën, sipas prokurorisë, drejtuesi i lartë i organit të drejtësisë do të kryente takimin e rradhës për favorin e paligjshëm.

Është koha që Sokol Sadushi të flasë! Heshtja nuk e ndihmon dot gjatë!

88038460 780093575815119 8359642358303686656 n