Basha bashkëbisedim me studentët: Punë e parë, ndryshimi i ligjit për Arsimin e Lartë! Kushte më të mira jetese dhe studimi, si dhe…

Në kuadër të turit #Po të dëgjoj, kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentët në ambjentet e jashtme të Korpusit të Universitetit të Tiranës.

Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë, lideri i opozitës premtoi ndryshimin e ligjit të Arsimit të Lartë, dhe u angazhua për lidhje me tregun e punës sapo të rinjtë të mbarojnë universitetin.

Basha:Mirë? Si jeni? Si jeni?

Studente: Përshëndetje!

Basha:Pyetja që bëra unë ishte provokative, “Po të ishit për një ditë ministër Arsimi çfarë do bënit?” Si ju përgjigjet?

Studente: Punë e parë, ndryshimi i ligjit për Arsimin e Lartë. Problemi që ka arsimi sot në Shqipëri është…nuk di çfarë të thuash më para; duke filluar nga tarifat, nga kushtet që kemi,nga literatura që përdorim sot në shkollë, nga tarifat e larta që është një problem tepër i madh për familjet shqiptare me rrogat që marrin prindërit tonë.

Studente: Unë do t’ju jepja më shumë mundësi studentëve që kanë familjet më nevoje, me ndihmën ekonomike.

Basha:Rritjen e financimit për studentët që vijnë nga familje në nevojë.

Studente:Po, pikërisht sepse prindërit janë emigrantë dhe nuk kanë mundësi, tre fëmijë në familje.

Studente:Unë vij nga Dibra edhe kur erdha në fillim këtu në Tiranë, erdha në atë Tiranën e mundësive shumë të mëdhaja.

Basha: Veçanërisht për ne Dibranet.

(qesh)

Studente:Por nuk e gjeta kështu, ishte një Tiranë super e vështirë.

Basha: Duhet patjetër ta lidhim universitetin me tregun e punës. Dhe rruga klasike është kjo e trajnimit, e praktikës; e praktikësgjatëprocesit mësimor dhe e praktikës në fund të diplomimit, në fund të Bachelor-it apo në fund tëMaster-it. Por duhet të ndodhë në një mënyrë që t’i lidhë të tre komponentët kryesore tëshoqërisë: botën akademike; universitetet, studentët, pedagogët; tregun, sipërmarrjen dhe qeverisjen, politikëbërësit.

Rritje e financimit parakusht; pa rritur e financimit asgjë nuk arrihet.

Ndryshimi i ligjit për Arsimin e Lartë, sepse mund të rrisësh financimin por në qoftë se gjithçka kontrollohet me dorë të hekurt nga qendra, në qoftë se për gjithçka duhet marrë leje në Ministri të Arsimit, atëherë nuk jemi kurrkund.

Duhet të fitohet autonomia e universiteteve, e fakulteteve e katedrale dhe natyrisht kjo do të thotë edhe përgjegjësi, dhe për këtë edhe roli juaj si studentë është shumë i rëndësishëm; për transparencën, për cilësinë e mësimdhënies.

Futja e sistemit të trajnimit dual, me rritjen e praktikës dhe me praktikën në fund të studimeve.

Këto janë tre hapa konkretë, sigurisht plani është më i detajuar të cilat e sjellin arsimin e lartë shqiptar në parametra europianë.

Asnjë fëmijë shqiptari nuk duhet të privohet nga arsimi dhe nga arsimi me cilësi, për shkak të pamundësisë ekonomike të prindërve, kjo është e para.

E dyta mbaroi arsimi, tregu i punës. Dhe tregu i punës ka një problem shumë të madh, edhe aty futesh me mik, si në sektorin publik që as nuk diskutohet, por tani edhe në sektorin privat na është bërë kështu,po kjo është vdekja e ekonomisë.

Dhe ne sot vazhdojmë të mbetemi vendi rekord me Ballkan s’po flas për Europën, për financimin për të ulët të arsimit në tërësi dhe katastrofë të ulët sa i përket arsimit të lartë.

Se si mund të pretendojë një shoqëri, një komb të ecë përpara kur nuk investon tek truri i saj, tek e ardhmja e saj që është rinia studentore dhe rinia në tërësi, kyështë një paradoksapo themi një dështim i përmasave gjigande.

Por edhe një herë ju them, me të vërtetë ju them që është një vend jo me mundësi të mëdha por nuk është i varfër, është vend i vjedhur jo i varfër. Patjetër t’i japim një hov, nuk mund të rrihet mëkështu.

Studentë:Shqiptarët janë lodhu, të gjithë po kërkojnë një shpresë, diçka për të ndryshuar sepse gjendja…

Basha: Shpresa për ndryshim jeni ju.

Studente: Dhe ne kemi vendosur të qëndrojmë këtu dhe të luftojmë.

Basha: Pa diskutim!