50 mijë euro/ Vjedhje spektakolare në Fier, policia fsheh ngjarjen

Një vjedhje spektakolare ka nddhur pak ditë më parë në Fier. Abc News ka siguruara foton e autorit.

Ngjarja ka ndodhur më 11 shkurt dhe nuk është raportuar nga policia.

Autori i vjedhjes i është prezantuar pronarit të pikës së këmbimit si një shtetas i huaj nga Azerbajxhani. Ky i fundit i ka kërkuar të këmbejë 50 mijë euro me valutë të huaj, dollarë.

Në një moment shpërqëndrimi ka marrë 50 mijë eurot nga pronari dhe është larguar, duke i thënë se do shkonte të merrte në bankë dollarët. Ndërkaq, mbi banak i huaji la një valixhe, që më pas ka rezultuar bosh.

Pronari është shprehur se i huaji ka shkuar disa ditë te ky i fundit që ka bërë këmbim valute. Duke fituar kështu edhe besimin e pronarit dhe duket se gjithçka ka qenë plan i tij për të kryer më pas vjedhjen spektakolare.