Tronditet qyteti bregdetar, shkon në 2 numri i të vrarëve në Durrës

Nga ngjarja e ndodhur në Durrës ka dyshime që dy persona kanë mbetur të vrare. Burime nga policia lokale konfirmuan se një person mbeti i vrarë, ndërkaq ka dyshime se edhe personi i plagosur ka ndërruar jetë. Rrethanat mbeten ende të paqarta.

Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Nga informacionet e para mësohet se një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Sipas të njëjtave burime,  një tjetër person ka humbur jetën.

Ende nuk ka një konfirmim nga policia lidhur me ngjarjen, që ka ndodhur në lagjen 14 të qytetit bregdetar, në zonën e njohur si “Nishtulla”.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka bërë rrethimin e zonës.