Gazeta e madhe amerikane, New York Times, raportoi në kohë reale për protestën e thirrur nga presidenti Ilir Meta.
“Mijëra shqiptarë u mblodhën të hënën kundër qeverisë së majtë të vendit, duke iu përgjigjur një thirrje të presidentit, i cili e akuzon atë për shkelje të Kushtetutës dhe lidhje me krimin e organizuar,” shkruan gazeta
“Protesta e Ilir Metës u mbështet nga opozita, e cila dëshiron zgjedhje të reja për të zgjidhur krizën politike.
Meta e akuzon qeverinë e Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama për shkeljen e Kushtetutës së vendit, duke tejkaluar pushtetin e saj, si dhe për marrjen e kompetencave të tij, duke emëruar kandidatët për gjashtë vendet e lira në Gjykatën Kushtetuese me nëntë vende”, shkruan gazeta.