Zhupa: Nëse do të kishte drejtësi të pavarur, Taulant Balla do të ishte prapa hekurave

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa deklaron se, nëse do të kishte drejtësi të pavarur Taulant Balla do të ishte prapa hekurave për bashkëpunim me kriminelë për pastrim parash përmes lejeve të ndërtimit dhe tenderave publikë.

Zhupa shkruan se, ora e drejtësisë dhe llogaridhënies po afron, Taulant Yaris bën mire që të marrë masat që tani për qelinë e tij.

Deklarata e zëdhënëses së PD, Ina Zhupa

Nese do te kishte drejtesi te pavarur Taulant Balla do te ishte prapa hekura per bashkepunim me kriminel per pastrim parash permes lejeve te ndertimit dhe tenderave publik.

Taulant Yaris do te ishte duke dhene llogari per garancite dhe mbrojtjen qe u jep krimineleve dhe trafikanteve.

Perdorimi i krimit te organizuar per pushtet e para nuk i shpeton dot Taulantet e rilindjes.

Presioni dhe shantazhi qe u ben gjygjtareve dhe prokuroreve nuk e mbron dot gjate ashtu sic nuk fshihet dot më pas sulmeve kunder opozitës që i nxorri të palarat e kriminalizimit dhe korrupsionit te kesaj qeverie-bande.

Shqiptaret po e vuajne ne kurriz kete pushtet. Ora e drejtesise dhe llogaridhenies po afron. Taulant Yaris ben mire qe te marre masat qe tani per qeline e tij.