Ballina Sport Kushti i Messit për të qëndruar te Barcelona

Kushti i Messit për të qëndruar te Barcelona

Qendërsulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, i ka bërë thirrje klubit katalonas ta ndërtojë një ekip më shumë konkurrues nëse dëshiron ta mbajë Lionel Messin në klub.

Lionel Messi e ka pranuar se nuk ka shumë vetëbesim se Barcelona mund ta fitojë titullin e Ligës së Kampionëve me skuadrën aktuale, gjë që ngjalli edhe më shumë shqetësimet e tifozëve të Barcelonës se argjentinasi mund të largohet, transmeton Gazeta Express.

“Shqetësimet janë të kuptueshme sepse ka të bëjë me ato që i ka thënë vetë ai, që nuk do t’i arrijmë qëllimet tona me këtë që e kemi tani”, ka thënë Suarez, në një intervistë të dhënë për RAC1.

“Varet nga mënyra se si rekruton klubi. Messi është shumë i lumtur këtu. Ai është kaq i lumtur këtu, është shtëpia e tij”.

“Nëse klubi e bën atë që duhet të bëhet, e ndërton një skuadër konkurruese, atëherë do të jetë një gjë e mrekullueshme për të dhe ai do të qëndrojë këtu për gjithë jetën e tij”.

“Edhe ai e ka thënë këtë gjë. Mendoj se klubi e ka kuptuar mesazhin e tij”.

“Është normale për ata që t’i duan lojtarët më të mirë në botë, në histori të klubit, për të vazhduar në këtë nivel këtu në Barcelonë”.

“Shpresoj që ai do të qëndrojë”.

Exit mobile version