Foto/ Pse plasi grushti në tribunën VIP pas derbit Tirana-Partizani

Megjithëse derbi i 156-ë në histori mes Tiranës dhe Partizanit nuk u shoqëruar me incidente mes tifozerive dhe futbollistëve në fushë, një konfrontim fizik u shënua në tribunën VIP të stadiumit “Air Albania”.

Dy persona janë konflikuar fizikisht me njëri-tjetrin në minutat e fundit të sfidës, e cila përfundoi me fitoren e thellë të bardhebluve me rezultatin 5-1.

Nuk dihet cilat kanë qenë shkaqet e këtij incidenti. U desh ndërhyrja e stjuartëve për të vendosur qetësinë.

Mesa duket Rama i vogël dhe drejtuesit e tjerë të Partizanit nuk e kanë gëlltitur dot humbjen e thellë 5-1 dhe kanë degraduar në sherr e dhunë…

2 13

3 8