Basha “ndez” derbin e kryeqytetit, Tirana në avantazh ndaj Partizanit

Teksa kanë mbetur edhe pak minuta nga starti i derbit të kryeqytetit, Tirana-Partizani, kryetari i Partisë Demokratike ka ngritur një pyetje për sportdashësit në profilin e tij në Instagram.

Kujt i uroni fitoren sot në derbi?, pyet Basha në ‘storyn’ e tij.

Tirana-Partizani nis në ora 19:00 dhe pritet të jetë një sfidë e zjarrtë mes dy ekipeve, por edhe mes tifozerive.

Tirana është duke fituar me rezultatin 2-1 me Partizanin.

Tirana ka barazuar rezultatin 1-1 në sfidën ndaj Partizanit pasi Batha realizon nga pika e bardhë e penalltisë.

Në minutën e 13’ pas një dyluftimi mes Bitrit dhe Torasës, për gjyqtarin Juxhin Xhaja nuk ka dyshime, 11 metërsh për bardheblutë dhe karton i kuq për Bitrin. Batha shënon nga pika e bardhë.

Në minutën e 19 është sërish Batha që shënon me penallti duke e çuar në 2-1 rezulatin përt Tiranën.

auto lb1582911679