Basha: Anullimi i Ligjit të Arsimit të Lartë, pika e parë e programit të PD për arsimin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pasi u drejtoi në instagram qytetarëve pyetjen se cili do të ishte vendimi i parë që do merrnin nëse do të ishin vetëm një ditë në krye të Ministrisë së Arsimit, dhe dëgjoi prej tyre përgjigjen se anulimi i ligjit për Arsimin e Lartë do të ishte ndër kryesoret, shkruan se ‘anulimi i ligjit për arsimin e lartë është edhe pika e parë në programin e Partisë Demokratike’.

Basha premton se do të punojë për financimin e shkollave dhe universiteteve për të krijuar kushte më të mira për studentët, me kushte dinjitoze dhe më pas me paga më të larta në punë.

“Jam shumë i befasuar që brenda pak orësh mijëra prej jush, ndjekës të mi në Instagram, i jeni përgjigjur pyetjes se cili do të ishte vendimi i parë nëse do tju besohej posti i ministrit të Arsimit?

Mes mijëra përgjigjeve dhe komenteve, spikat sygjerimi për të anulluar Ligjin për Arsimin e Lartë, që është pika e parë e programit tim, programit të PD për Arsimin e Lartë.

Sygjerimet e tjera kanë të bëjnë me shtimin e financimeve për shkollat dhe universitetet tona dhe në veçanti krijimin e kushteve më të mira në universitet tona, në mënyrë që studentët tanë të marrin cilësinë e duhur të arsimit dhe të përgatiten për të dalë në tregun e punës, për të siguruar punë me kushte dinjitoze dhe paga më të larta.

Ju falenderoj nga zemra që bashkëbiseduat me mua sot nëpërmjet Instagramit dhe shpresoj ta vazhdojmë këtë formë komunikimi edhe për probleme dhe çështje të tjera që janë të rëndësishme për ju”, shkruan Basha.

1 46

Basha 1