Ballina News Vendi jashtë kontrollit, hajdutët në Durrës plagosin pronarin e banesës

Vendi jashtë kontrollit, hajdutët në Durrës plagosin pronarin e banesës

Vendi është jashtë kontrollit të shtetit dhe ligjin e bëjnë bandat dhe hajdutët.
Policia e Durrësit zbardh ngjarjen e mbrëmjes së sotme në zonën e plazhit, aty ku mbeti i plagosur me armë zjarri një person.

Sipas bluve të qytetit bregdetar një person i armatosur ka tentuar të vjedhë një banesë, por pasi pronari Rexhep Terziu dëgjoi zhurma, shkoi për të vëzhguar, duke u përballur me autorin, i cili ka qëlluar me armë zjarri, ku një nga plumbat e ka kapur në pjesën e këmbës.

Deklarata e plotë:
Më datë 10.02.2020, rreth orës 20:30, në lagjen Nr.13 Plazh, një person ende i paidentifikuar, ka hyrë për të vjedhur në banesën e shtetasit R.T.

Në tentativë për të vjedhur, por që është diktuar nga të zotët e banesës, personi ka plagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën të zotin e banesës shtetasin R.T, 42 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Personi nuk ka mundur të kryejë vjedhjen por është larguar me shpejtësi.
Shërbimet e Policisë kanë mburritur menjëherë në vendngjarje, dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit
Janë ngritur pika kontrolli dhe me lëvizje për të kontrolluar dhe identifikuar personat e dyshuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po administron çdo provë sado të vlefshme që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes, identifikimit dhe kapjes së autorit.

Exit mobile version