Bën mirë t’u kërkosh falje mësuesve/ Vokshi: Shahini që nuk di ç’thotë e nuk di ç’bën…

Ish-deputetja e PD, e ka cilësuar tërheqje vëmendjeje deklaratën e bërë nga Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, se do të inspektojë shkollat në Shqipëri.

Sipas Vokshit, me këtë deklaratë Shahini kërkon të largojë vëmendjen nga dështimet e njëpasnjëshme në arsim të qeverisë shqiptare.

Më tej Vokshi thekson se, Shahini para se të kërcënojë me kontrolle bën mirë tu kërkojë falje mësuesve.

Postimi i plotë i Vokshit

Shahini që nuk din ç’thotë e nuk din ç’bën…

Kjo puna e inspektimeve në 240 shkolla, një jave para nisjes së vitit të ri shkollor, jo vetëm është e pamundur fizikisht por edhe shkon ndesh me standartet ndërkombëtare të inspektimit në arsim.
Inspektimet “fshehurazi” një javë para fillimit të shkollës nuk zgjidhin dot problemet e shumta që ka sot sistemi arsimor.

Ministrja Shahini kërkon të tërheqë vemendjen pas dështimeve të një pas njëshme të saj dhe paraardhëses së saj si:

– E ashtuquajtura reformë e shpërndarjes së teksteve;

– 3 lëndë në 6 orë,

– ushqimi në shkolla,

– policimi në komunitet,

– Pakti për Universitetin etj.

Në vend që t’u kërkojë falje mësuesve për trajtimin poshtërues që u bëhet, për shkeljen e kontratës kolektive, për mos rritjen e rrogave dhe dhënien e shpërblimeve, për kushtet mizerabël ku ata punojnë, për stresin e vazhdueshëm për mbajtjen e vendit të punës në një sistem ku aftësia dhe profesionalizmi nuk vlen…, i kërcënon ata me inspektime “të rastësishme”, një shpikje alla Shahini, që do përdoret për linçimin e atyre mësuesve profesionistë e të ndershëm që nuk kanë pranuar të bëhen palë në farsën e votimeve moniste të 30 qershorit.

Shahini me vetëdije të plotë antikombëtare dhe me kurajon e të paaftit, po çon gjithnjë më shumë në rrënim arsimin në Shqipëri.

4

5