Ballina Aktualitet “Avion privat për qeverinë”/ Ish-deputeti i PS shpërthen ndaj Ramës: I duhet...

“Avion privat për qeverinë”/ Ish-deputeti i PS shpërthen ndaj Ramës: I duhet dhënë fund!

Ish-deputeti socialist Eduart Ndocaj ka reaguar përmes një postimi në rrjet mbi lajmet se qeveria shqiptare ka blerë një avion për udhëtimet e saj. Ndocaj shkruan se kjo ia kalon e KÇK-së.

“Deri më sot, qeveria, për udhëtimet jashtë shtetit, përdorte avionët e linjave të zakonshme. Por, mesa duket, Kryeministri është mërzitur duke udhëtuar në një avion me popullin, prandaj porositi këtë avion personal vetëm për veten e vet”, shkruan Ndocaj.

Postimi nga Eduart Ndocaj
Të dashur bashkë-vuajtës, po ju prezantojmë me avionin personal të Qeverisë shqiptare…
E lexuat mirë! Qeveria shqiptare ka blerë një avion për veten e vet. Është një Airbus A319, i përshtatur për avion qeveritar, me kushte ultra-luksoze që tani është i parkuar në Rinas.

Deri më sot, qeveria, për udhëtimet jashtë shtetit, përdorte avionët e linjave të zakonshme. Por, mesa duket, Kryeministri është mërzitur duke udhëtuar në një avion me popullin, prandaj porositi këtë avion personal vetëm për veten e vet.

E pra, qeveria e vendit më të varfër në Europë, ku njerëzit po largohen dita ditës, që ka mbi 10.000 familje pa një çati mbi kokë, që po lyp lek nëpër botë sepse ka një faturë 1 miliardë Euro dëme nga tërmeti, që ka pensionet më të ulta në Europë, që këtë vit as nuk i ka indeksuar pagat e mësuesve, policëve, infermierëve etj., me justifikimin që buxheti s’ka lekë, e pra kjo qeveri ka blerë një avion për qejfin e vet.. me lekët tona!

Ky është abuzim i frikshëm! Kjo e lë në bisht dhe KÇK-në. Kjo është KÇTDP (kap ça të dalë para).

I duhet dhënë fund!

Exit mobile version