Kush është mjekja militante që me urdhër nga lart sulmon liderin e opozitës, reagon Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas publikimit në mediat pranë qeverisë të një statusi të një mjekeje, të quajtur Silvana Çeliku, si një reagim ndaj komenteve të kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, i cili ngrinte alarmin se QSUT është në gjendje katastrofike. Sipas Bashës, nga 12 salla operacionesh, sot janë vetëm 6.

Basha tha se, pacientët po vdesin sepse duhet të kalojnë nga dy-tre ashensore për të kaluar deri në sallë. Kurse mjekja, me porosi nga lart, shkruan në një postim në Facebook se, “për herë të parë pas 90 vitesh është bërë një investim në spitalin e Kirurgjisë dhe kush e mohon një gjë të tillë ose është qorr ose ziliqar e nihilist”.

Por mjekja në fjalë, edhe pse thotë se nuk është as e djathtë dhe as e majtë, por profesioniste, nga postimet e saj në rrjetin social, Facebook, duket një militante e thekur. Vetëm në një javë, ajo ka postuar në Facebook mbi 24 postime të Edi Ramës dhe ministres Manastirliu. Aq e fiksuar duket pas Ramës, sa bën 2-3 postime në ditë për të, edhe për jetën e tij private. Jo vetëm kaq, por kjo mjeke ka mangësi të theksuara edhe në drejtshkrim…

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit

Duhesh mirekuptuar qe keqleximi i deklaratave të Kryetarit te Opozites, të vjen për shkak se i lexon nepërmjet share-ve te ERTV! Por mqs paske kërkuar që të mos politizohet statusi yt, nuk po ndalem tek kjo pjesë! Aq më shumë që dua të besoj që sje as e majtë dhe as e djathtë! ????

Si shërbyese publike që je (se je mjekë në shërbim të qytetarëve) ke detyrimin moral të jesh e vërtetë kur komenton një deklaratë politike dhe aq më shumë kur përpiqesh të besh politikë!!! Mirënjohjen Qeverisë shprehja në një formë tjetër, jo duke deformuar deklaratat e zotit Basha!!!

E mqs kërkon një pagë me të mirë në statusin tënd do ishte e udhës të shfaqje entuziazëm nga deklarata e zotit Basha për rritjen e pagave të mjekëve dhe të bëje atë share, dhe jo fjalimin e Edi Ramës në OKB për Ukrainën!!! Edhe këtu të mirëkuptoj, se nuk e ke problem të ardhurat nga paga, as ti dhe as yt shoq!

Por që të mos manipulohesh as nga “gazetat” dhe as nga ERTV, më poshtë deklarata e zotit Basha, ku nuk flitet as për vdekje në ashensor dhe ku thuhet një e vërtetë që nga 12 salla aty ku ti punon, janë tashmë në punë vetëm 6:

“E kam dëgjuar edhe javën e kaluar nga mjekët e QSUT se në çfarë gjendje katastrofike ndodhet jo vetëm Pediatria, por e gjithë QSUT-ja. Nuk ka gjë që e përmbledh më mirë konceptin e fasadës sesa ajo që u bë në QSUT. Sapo u inaugurua Kirurgjia e re, nga 12 kemi 6 salla, nga 120 kemi 60 shtretër. Po ta shikosh nga kronikat televizive, po, fasada është e bukur, është e lyer bukur. Po të futesh brenda kemi gjysmën e kapacitetit që kishte e vjetra për t’u shërbyer pacientëve, për të mos u futur në detaje të tjera të tmerrshme që kam dëgjuar nga profesionistët sesi mënyra dhe koha e komunikimit nga një repart i urgjencës tek një repart tjetër është zgjatur në krahasim me çfarë ishte.

Pra, në qoftë se të duheshin një minutë apo dy minuta për të kaluar nga emergjenca në sallë operacioni, tani duhet të kalosh dy- tre ashensor. Pse?! Për hir të fasadës. Dhe kanë filluar vdekjet e atyre pacientëve, të cilëve mund t’u shpëtohet jeta, në qoftë se thelbi do të kishte prevaluar mbi fasadën. Jo, fasada në këtë rast, kontekstualisht, po vdes njerëz në QSUT. Do të vij shumë shpejt, edhe tek Pediatria, për të cilën për fat të keq kam marrë raportime, kam parë edhe raportime në media, kemi patur edhe njerëzit tanë në terren së fundmi për të parë sesa e tmerrshme është gjendja dhe për ta denoncuar atë. Dhe ju siguroj që do të jetë një nga prioritetet kryesore dhënia fund e kolapsit në shëndetësi.

sss