Shtrihej në gjithë Europën/ Operacioni i Europolit kap bandën shqiptare të drogës

Europol realizoi një nga operacionet më të mëdha një ditë më parë, kur goditi një bandë shqiptare me shtrirje në disa vende të Europës. Operacioni u zhvillua njëkohësisht në Spanjë, Francë, Gjermani, Holandë dhe Belgjikë.

Mendohet se qendra e bandës ishte në Antverp të Belgjikës. Sipas Gazetës së Antverpës, nëntë shqiptarë u arrestuan në Antverp. I dyshuari kryesor u kap në Berchem.

Ata akuzohen për rritje kanabisi dhe për trafikim droge. Sipas kësaj gazete, banda kishte ngritur plantacione kanabisi në vende të ndryshme të Europës.

Në përgjime kishin dalë të dhëna të mundshme për import kokaine nga Amerika e Jugut. “Por edhe pse dolën në përgjime, gjatë këtij operacioni nuk u kap kokainë,” tha prokurori publik i Antverpës.

Në total u arrestuan 25 persona dhe u sekuestruan armë, para cash. Shtatë plantacione kanabisi u gjetën.