Aksident i rëndë/ Makina del nga rruga dhe kthehet përmbys, dy të plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan-Peqin pranë fshatit Vidhas.

Një automjet tip “Golf 4”, mësohet se drejtuesi ka devijuar për të shmangur përplasjen e një kalimtari duke dalë nga rruga. Makina e devijuar është përplasur me bordurën dhe më pas është përmbysur.

Si pasojë e aksidentit mësohet se kanë mbetur 2 persona, por ende nuk dihet gjendja e tyre.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Një tjetër aksident është regjistruar në orët e vona të natës në kryqëzimin e Rrilës në autostradën Lezhë-Laç.

Një automjet, i cili sipas burimeve po ecte me shpejtësi skëterrë, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me 4 automjete të tjera, të cilat ishin në parking në afërsi të rrugës.

Fatmiresisht nga aksidenti nuk ka të lënduar në njerëz, por dëme të shumta materiale. Rreziku ka qenë shumë i lartë pasi në vendin ku ka ndodhur aksidenti ishte me njerëz.