191 milionë lekë për një portal! Reagon kreu i FRPD: Edhe paratë e rindërtimit po i vjedhin

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar me një shenim në faqen e tij në fecebok ku ka quajtur skandal një vendim të qeverisë për të paguar një shumë prej 191 milionë lekësh vetëm për të ndërtuar një portal.

“Edhe paratë e rindërtimit të shtëpive duan t’i vjedhin! Kjo është një tradhëti ndaj gjithë atyre që humbën shtëpitë dhe mundin e një jete!”, shkruan Kelliçi.

Postimi i plotë

Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, një nga hajdutët më të mëdhenj të sektit të Rilindjes, ka kërkuar 191 milionë lekë nga buxheti për rindërtimin e shtëpive, që të hapë një portal për të pasqyruar procesin e rindërtimit.

Edhe paratë e rindërtimit të shtëpive duan t’i vjedhin! Kjo është një tradhëti ndaj gjithë atyre që humbën shtëpitë dhe mundin e një jete!

Më shumë për Edi Ramën vlen krijimi dhe mirëmbajtja e një portali, se sa ndërtimi i 4 shtëpiave ose riparimi i 10 shtëpiave të dëmtuara nga tërmeti.

I themi Arben Ahmetajt dhe Edi Ramës se Shqipëria ka plot vajza e djem që kanë studiuar inxhinieri softuerike dhe shkenca kompjuterike, që do të kishin kërkuar 40 herë më pak për të njëjtin portal, ose do e kishin bërë falas… TURP!

vkm