Tronditet Shkodra, dy shpërthime tritoli të njëpasnjëshme

Në orët e para të mëngjesit të sotëm dy shpërthime të njëpasnjëshme me tritol janë regjistruar në lagjen Qafë Hardhi në qytetin e Shkodrës.

Tritoli ishte vendosur te porta e banesës së ish-basketbollistit të Vllaznisë Nikolin Arrës dhe u shpërthyen rreth orës 02:30 të mëngjesit. Mësohet se tritoli në banesën e tij ishte me shpërthim të telekomanduar.

Raportohet se dëmet kanë qenë vetëm materiale pasi në banesë nuk ka patur persona në momentin e shpërthimit. Nikolin Arra dhe familja e tij ndodhen në Amerikë dhe Irlandë.

Nikolin Arra ka punuar edhe si inspektor në Drejtorinë Rajonale të Tatim Taksave në Shkodër ku në qershor të 2015 është arrestuar gjatë operacionit ‘Evazioni’ për mosmarrje të masave të duhura administrative ndaj subjekteve tregtare që ushtronin aktivitet tregar në kundërshtim me ligjet tatimore.

shkoder

1 1