Paralajmërimi i S&P: Korporata e Investimeve do të bëhet shkak për uljen e vlerësimit të borxhit

Agjencia e Vlerësimit të Standard & Poor’s (S&P) ka lajmëruar se do të ulë renditjen për borxhin publik të Shqipërisë nga stabël që u vlerësua aktualisht për shkak të materializimit të rreziqeve që mund të vijnë nga aktivizimi i Korporatës së investimeve dhe PPP, të cilat mund të krijojnë detyrim jashtë bilancit fiskal.

S&P vë në dukje se qeveria shqiptare duke krijuar Korporatën e investimeve Strategjike, e cila synon devijimin e një pjesë të shpenzimeve kapitale jashtë administrimit të buxhetit dhe ministrisë së Financave krijon një buxhet dytësor që bëhet shkak për detyrime të reja që rrezikojnë borxhin publik.

Sipas agjencisë ndërkombëtare të Vlerësimit duket se qeveria shqiptare ka marrë masa shkatërruese për stabilitetin fiskal afatmesëm dhe afatgjatë. Përderisa ka aktivizuar një paktë projektesh PPP që janë kërcënim për borxhin publik.

“Risku kontingjent fiskal mbetet i lartë s i pasojë e PPP-ve. Ndonëse qeveria ka vendosur si tavan për pagesat e PPP-ve normën 5% të ardhurave tatimore vjetore ne mendojmë se kjo nuk do të zbatohet nga qeveria, pasi nuk ka asnjë mbikëqyrës për zbatimin e këtij përcaktimi”, thuhet në raportin përmbledhës të vlerësimit për Shqipërinë.

“Ne e konsiderojmë ekonominë tejet të euroizuar (pra nuk ka monedhë vendase të fortë) dhe produkt të një informaliteti të lartë kombinuar me tregun kapital të dobët, të limituar në efektivitetin e politikës monetare.

Gjithashtu S&P lajmëron se vlerësimi për borxhin e Shqipërisë do të vijë në ulje nëse politika monetare Shqipërisë do të vijojë të jetë joeficente, teksa ulja e normës bazë nuk ka ndikuar në rritjen e kredisë.

Rritja ekonomike në Shqipëri është ulur për 2019 si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit dhe uljes së shitjeve të energjisë elektrike. S&P mendon se vitit 2019 do të përmbyllet me një rritje ekonomike jo më shumë se 2.7%. Përfundimi i projektit të gazsjellësit TAP do të ndikojë negativisht rritjen ekonomike, e cila në periudhë afatmesme mund të jetë rreth 3,5% në vit.
Sipas vlerësimeve të S&P Shqipëria vlerësohet dobët në “Vlerësimin institucional”, gjendjen ekonomike (kjo bazuar në GDP/capita dhe trendin rritës), gjendjes së borxhit dhe eficencës së politikës monetare./Monitor