Kosova, qeveria e re dhe pritshmëritë

Zgjedhjet e fundit në Kosovë (siç dihet tashmë), u provokuan nga Serbia me propagandën dhe votën kundra pranimit të saj (Kosovës) në Interpol. Veprim ky, që pasoi ngritjen e taksës për mallrat serbe që hynin në Kosovë në qindpërqind. Kësaj “dogane“ të re, Serbia ju kundërpërgjigj me akuzat në Hagë ndaj ish Kryeministrit Ramush Haradinaj.

Dorheqja e tij e çoi Kosovën në zgjedhje të parakohëshme ku VV-ja dhe LDK-ja u radhitën të parat. Tashmë nuk dihet, por mbetet të mësohet, në se Serbia u kënaq apo u hidhëru nga nisma që mori. Parë nga këndshikimi i interesave të qytetarve të Kosovës, provokimi i zgjedhjeve të parakohëshme qe i mirpritur.

Kjo erdhi veç të tjerave edhe nga që lidershipi AAK e PDK, pati një qeveri të stërmadhe e jo shumë efikase dhe duke reflektuar hapur mos përputhje qëndrimesh midis Kryeministrit e Presidentit për probleme madhore si: kufinjt, minishengeni, raportet me Serbinë etj, zgjedhjet ishin zgjidhja më e mirë.

Ndryshimet që erdhën me votën e 6 tetorit 2019-të, u mirpritën, por gati sa nuk humbëm durimin me bisedimet tre muajshe midis VV-së dhe LDK-së për gjetjen e një kompromisi për programin dhe drejtuesit e rinj. Sido që të jetë, pas një kohe kaq të gjatë, moduli u gjet, qeveria u kriju, program i saj u publiku dhe u miratu me 66 vota në Parlament. Por, për të patur një tablo më të qartë për situatën, le ta shohim problemin nga disa aspekte të veçanta dhe pastaj në mënyrë përgjithsuese.

Kryeministri Albin Kurti, erdhi në krye të qeverisë nga të qënit vetëm opozitar, por me një përvojë jo të vogël në politikën kosovare dhe me asnjë “baltosje” nga flatrat e pushtetit ekzekutiv. “Kostumi VV-së” ka qenë shumë i lirshëm për të, nëpërmjet të cilit ai ka bërë kritika pakufi, ka hedhur ide për konsum politik e publik, ka replikuar ashpër me këdo e ndonjëherë edhe dhunshëm. Por “kostumi i tanishëm” kryeministror, i qepur me ndihmën e LDK-në dhe me stilin e sotëm ndërkombëtar, e bën atë të jetë më i kujdesëshëm gjatë lëvizjeve se çdo sforcim mund ta çoje ne grisjen e “kostumit”.

Pra, këtej e tutje mendoj se do të shohim një Albin tjetër, më brenda kornizave, me më pak idealizma dhe më praktik. Dëshirojmë e shpresojmë të jetë i suksesshëm dhe të mos na zhgënjejë. Personalisht nuk i njoh Zv.kryeministrat dhe Ministrat e emruar, por me aq sa më lejon shtypi dhe miqt e mi të ngushta nga Kosova, më duket se Zoti Kurti, ka gjetur një zgjedhje të pranueshme.

Do të kisha patur shumë dëshirë që Ministria e Brendëshme dhe e Drejtësisë të ishin nga VV-ja, sepse vota publike u është dhënë atyre për luftën kundër korrupsionit dhe ndëshkimin e të mëdhenjëve. Po ashtu edhe arsimi mund të ishte drejtuar nga ndonjë autoritet akademik. Lidhur me programin politik të paraqitur, ka shumë gjëra që duhet të merren pak me rezerva.

Më konkretisht ai së pari do të ballafaqohet me Serbinë për taksën njëqindpërqind ndaj saj. Dhe për këtë Kurti është shprehur(citoj): “Pra ne nuk themi që do të kthehemi në marrëdhënie asimetrike me Serbinë përkundrazi do të avancojmë duke e shndërruar subjektivitetin tonë në çështje integriteti dhe dinjiteti me parimin i cili më së shumti njihet për vlerën e tij në raportet ndërfqinjësore bilaterale e ky është reciprociteti.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës edhe lëvizja Vetëvendosje edhe zonja Osmani edhe unë, pra mbi 60 për qind të votave në Kosovë në mesin e shqiptarëve kanë qenë praktikisht me parimin e reciprocitetit”.

Ky citim nw gjykimin tim është sa evaziv dhe jo shumë i qartësuar. Zoti Kurti thotë se do ti rishikojë të 37 marrveshjet e arritura me Serbinë dhe pastaj do tu qaset bisedimeve. Por i dërguari i posacëm i Presidentit Trump Zoti Richard Grenell insiston që konflikti i hapur me Serbinë të mbyllet sa më shpejt, ashtu sic u mbyll së fundi ai Greqi-Maqedoni e Veriut.

Ky insistim amerikan lidhet me faktin se ata duan një Gadishull Ilirik pa problem në mënyrë që të merrem me vijën e parë të frontit: Ukrahinë, Turqi, Siri, Irak , Gjiu Persik. Në këto kushte Zoti Kurti do të jetë bashkpunues e bashkveprues me amerikanët, apo do të jetë neglizhent ndaj kërkesave të tyre? Në se kjo e fundit ndodh, atëherë ai firmos shpejt vetvrasjen politike.

Pra është koha për: shkurt, qartë e shpejt. Por në formulën shkurt, qartë e shpejt, LDK-ja nuk mendohet të jetë patericë e Zotit Kurti. Ajo duke patur shumë eksperiencë në qeverisje, është e kujdesëshme në lëvizjet në “fushat e minuara”.

Shtojmë këtu edhe një opozitë që është shumë e ashpër e refraktare e cila do të përpiqet që të shfrytzojë cdo mundësi për ta penguar qeverisjen e re. Zoti Kurti ka lëvruar idenë e padisë kundër Serbisë për gjenocid kundër popullit të Kosovës. Kjo është një gjë shumë madhore dhe shumë e rëndësishme.

Por, Kosova aktualisht nuk është antare e OKB-së dhe si e tillë ajo nuk ka mjetet e duhura ligjore ndërkombëtare që ta lëvrojë një nisëm të tillë. Në këto kushte a do tja besojë ai (Albin Kurti) këtë nismë SHBA-së për ta shpalosur më tej në se gjykohet e arsyeshme prej tyre? Në se SHBA-ja nuk e përkrah idenë e gjenocidit, por si kompensim parashtron ndonjë zgjidhje tjetër ose sic mund të jenë: dëmshpërblime të pjesëshme a ndonjë formë tjetër.

Si do të veprojë Zoti Kurti? Mbetet për tu parë. Për të shkuar në tavolinën e bisedimeve me Serbinë, Zotit Kurti do ti duhet që më përpara të “ndërtojë “ unitetin brenda radhëve kosovare. A do të jetë ai në gjendje ta ndiellë e ta përfshijë opozitën në opsionet e tij, në një kohë që ajo nuk është cliruar akoma nga sindroma e pushtetit? Le të presim?!

Për të shtruar probleme sic ka bërë në VV si: bashkimi kombëtar Shqipëri-Kosovë, simbolet e përbashkëta, clirimi nga “kushtetuta e Ahtisarit”etj, as nuk mendoj se do të ceken e jo më të lëvrohen. Por megjithatë le të shohim. Ekspertët e ekonomisë, mendojnë se programi ekonomik i Qeverisë Kurti ka mjaft skepticizëm.

Por nga ana tjetër mbështetësit e Zotit Kurti thonë se bankat në Kosovë janë bërë të pashpirta. Atyre ju interesojnë vetëm fitimet dhe aspak punësimi e niveli i mirqenies së kosovarëve. Ata janë këthyer si të thuash në kartele (duke vepruar jashtë kërkesave dhe ofertës së tregut), madje në shumicën e rasteve janë bërë pengesë zhvillimi.

Në këto kushte thotë Zoti Kurti dhe përkrahësit e tij, zgjidhja është krijimi i Fondi Kombëtar të Zhvillimit i cili do të krijojë mundësinë e dhënies së kredive të buta dhe afatgjata. Ky mekanizëm do të hap vende të reja pune, do të ul inflacionin, do të ul informalitetin në ekonomi dhe do të rrisi mirqenien dhe prosperitetin.

Shumë populiste është kjo si ide, por mbetet për tu parë në praktikë. Lufta për ckapjen e shtetit nga kapja, është një ide e pëlqyer në pamje , por a disponohen mekanizmat ligjor, institucional e praktik për ta bërë një gjë të tillë? A ka raporte të mirmenduara midis shtetit të së drejtës dhe procesit të zhvillimit të ckapjes.

Kjo e fundit do të jetë një proces kushtetues e ligjor i paanshëm, apo një armë kundër kundërshtarve politik? Disi e paqartë, por mbetet për tu parë. Si përfundim. Kemi përpara një koalicion qeverisës (një pakt taktiko-politik), me një parti të qendrës majtë VV dhe një të qendrës djathtë LDK.

Përafrimi në programin e përbashkët duket i kopsitur, i mirmenduar dhe në një përqindje të madhe i besueshëm. Kryeministri me stafin e tij, përgjithsisht janë njerëz të formuar në fushat përkatëse, me integritet dhe besueshmëri për të udhëhequr punët e Kosovës në katër vitet e ardhëshme.

Shpresojmë e dëshirojmë se cdo gjë do të shkojë mirë e më mirë. Zotit Albin Kurti dhe shtetarëve pranë tij, dëshirojmë tju japim një këshillë miqësore (në se dëshirojnë ta marrin parasyshë): Mos u korruptoni, mos u bëni rrogozë para të huajve , por në të njejtën kohë, në cdo moment duhet të rikujtoni se amerikanët janë shtetformuesit e Kosovës.

Pa SHBA nuk ka Kosovë e as shtet të pavarur. Ne diaspora shqiptaro-amerikane kemi qenë në krahun tuaj kur filluat luftën për clirim, jemi sot pranë jush dhe do të jemi edhe në të ardhmen, por lutemi mos na zhgënjeni.

ASLLAN BUSHATI