Historia nga brenda e krizës së Barcelonës pas grindjes mes Mesit dhe Abidal, situata e minuar

Barcelona po kalon në një krizë të brendshme ku është përfshirë tani edhe presidenti i klubit, Jose Maria Bartomeu, pas akuzave të ndërsjella mes drejtorit sportiv, Eric Abidal dhe kapitenit Leo Messi.

Messi iu ishte kundërpërgjigjur Abidalit, kur ky i fundit akuzoi lojtarët për mos punë, që shkaktoi edhe shkarkimin e trajneri Ernesto Valverde.

Messi kërkoi nga Abidal që të fliste me emra se cilët janë ata lojtarë.
Sido që të jetë, situata tani është më e qartë dhe se incident i fundit nuk është izoluar, por flet për probleme më të thella në Camp Nou.

Që nga largimi i Valverdes në fillim të këtij sezoni, është shfaqur një situatë mosbesimit mes lojtarëve dhe bordit, dhe fjalët e Messit drejt Abidal dhe anasjelltas dëshmuan se sa e keqe është situata.

Sipas Marca është gjashtë herë fituesi i Topit të Artë, ai që është i mërzitur, duke treguar anën e tij “tjetër” nga jo në fushë (ai kohët e fundit nuk pranoi të bashkohet në mesin e fushës me skuadrën para ndeshjes me Valencian), pastaj as në stërvitje.

Messi u ndje i shënjestruar nga Abidal, sepse ai mendon se kur lojtarët fajësohen për mos performim, ai është zakonisht në qendër të vëmendjes, pavarësisht se e shpëtoi punën e Valverde në raste të shumta.

Shumica e lojtarëve – me përjashtim të Sergio Busquets, Arturo Vidal dhe Ivan Rakitic – iu pëlqente të luanin nën drejtimin e Valverdes, hiq treshen e lartpërmendur që qëndronin jashtë shpesh dhe zëvendësoheshin.

Ndryshimi i trajnerit nga klubi probleme të mëtejshme. Si rezultat i popullaritetit dhe dashurisë ndaj Valverdes, lojtarët u zemëruan me bordin. Nga ana tjetër, presidenti Josep Maria Bartomeu ishte i pakënaqur me Abidalin për dështimin që ta sjell në klub legjendën Xavi.

Është një gjë e ditur që Quique Setién nuk ishte zgjidhja e parë, veçanërisht pasi Abidal u takua me Xavin në Katar dhe nuk arriti ta bindte atë të merrte punën si trajner.

Situata u rëndua, kur Barcelona nuk arriti ta gjente një sulmues në janar për të zëvendësuar të dëmtuarin Luis Suarez, edhe pse Pierre-Emerick Aubameyang kishte pranuar transferimin.

Ndërsa kur dje asnjë nga kapitenët nuk doli në konferencë për shtyp për të shënuar pensionin e yllit të hendbollit të Barcelonës, Victor Tomas, që ishte një ngjarje e rëndësishme për këtë klub.
Situata mbetet e “minuar” dhe ka mosbesimit në dhomat e veshjes.

Fundi i sezonit të kaluar dhe problemet në këtë edicion kanë hapur shumë plagë për të cilat do të duhet kohë për t’u shëruar.