Edi Rama, lektori qesharak i Demokracisë!

Nga Bardh SPAHIA

Kryeministri që del në përgjime, teksa votat për partinë e tij sigurohen me cdo mjet e funksionar pushteti; kryeministri që kriminelët i bëri me imunitet duke i futur deri në parlament e në pushtetin vendor; që jep pasuri e shërbime të këtij vendi me PPP; që bën sehir teksa vendi zbrazet nga profesionistët; që përdor forcën e kartonëve për t’i mbyllur me ligj gojën medias, po jep leksione demokracie në SHBA, në vendin, demokracia e të cilit është referencë planetare, duke “u ankuar” për opozitën e vendit të vet, që bojkotoi zgjedhjet vendore.

Goxha “hall” i këtij kryeministri, që kur flet për bojkotin, nuk tregon se si bëri votime, nga ato që shqiptarët mendohej se i kishin lënë pas me rrëzimin e diktaturës, e sidomos, edhe pse nuk kishte rivalë përballë, nuk i bëri dot të lira e të ndershme, sepse është cështje vesi, që del vec me shpirtin. As se si hesht për të paktën 7 të zgjedhur të tij vendorë, të denoncuar për të kaluarën kriminale, një fenomen tashmë i përzgjedhjeve të tij.

Apo bëmat e tij janë pjesë e “premtimit”, se nuk flet keq për vendin në gjuhë të huaj! Kur ke gjithë tepsinë për vete, e të del me zë e figurë në televizionin publik Italian, se si mbjellja e kanabisit në vend është rritur me 1200%, ky po që është hall që të nxjerr bojën, pasi u shtohet gjithë të tjerave e për pasojë, anatemimi i opozitës është një gjethe fiku që bie shumë shpejt. #Largimi i Ramës, mission kombëtar!