Ambasadori rus paralajmëroi planin e Ramës për të vizituar Moskën 3 vjet më parë, deklarata…

Ambasadori rus e ka diskutuar planin për vizitën e Ramës në Moskë shumë kohë përpara se të projektohej Presidenca e rradhës e OSBE e Shqipërisë. Ai që e ka zbardhur të plotë planin e Ramës për një vizitë të detajuar në Rusi ka qenë ambasdori rus në Tiranë, Karpushin.

Në intervistë për “Ora-news” ai është shprehur se ka diskutuar me Ramën për vizitën në Rusi. “Vizita e Kryeministrit Rama në Moskë, patjetër është e mundur dhe madje është e nevojshme, por për të realizuar një udhëtim të tillë, është e domosdoshme siç u shprehët me të drejtë një axhendë solide, një axhendë substantive”, u shpreh Karpushin në intervistën e datës 22 Dhjetor 2016

Prononcimi i ambasadorit rus i datës 22 Dhjetor 2016

Ambasadori rus në Tiranë, Karpushin ka folur ditën e djeshme për Ilva Taren në “Ora Neës” edhe për vizitën e mundshme të kryeministrit Rama në Moskë.

Karpushin u shpreh se një vizitë e tillë është e mundshme, por më parë duhet përcaktuar një axhendë e plotë dhe substanciale për çështjet mes dy vendeve.

“Unë pothuajse para 1 viti, më datë 10 janar pata një takim personal me Kryeministrin shqiptar, Edi Rama, ku diskutuam mundësinë e riaktivizimit të punës së komisionit ndërqeveritar Shqipëri-Rusi.

Ramë dakord që shumë shpejt duhet caktuar edhe bashkëkryetari i këtij komisioni për palën shqiptare dhe që në atë moment unë u shpreha i gatshëm që pala ruse të japë propozimet e saj për axhendën e sesionit të radhës së këtij komisioni, përfshirë këtu edhe shqyrtimin e çështjes së Traktatit të bashkëpunimit, të miqësisë midis dy shteteve, i cili meqë ra fjala, për fat të keq akoma nuk është firmosur”, ka thënë Karpushin.

“Kjo është një situatë shumë e çuditshme sepse Rusia ka traktate të tilla me të gjitha vendet e botës përveç Japonisë me të cilën kemi një kontest territorial por edhe me Japoninë kemi përparuar ndjeshëm në zgjidhjen e këtij problemi.

Deri tani bashkëkryetari i komisionit ndërqeveritar për palën shqiptare nuk është caktuar dhe nuk ka asnjë progres në këtë drejtim.

Vizita e Kryeministrit Rama në Moskë, patjetër është e mundur dhe madje është e nevojshme, por për të realizuar një udhëtim të tillë, është e domosdoshme siç u shprehët me të drejtë një axhendë solide, një axhendë substantive, përfshirë këtu pse jo, edhe nënshkrimin e dokumenteve dy-palëshe”, përfundoi ai.

“RD”