Studentët e Vlorës ngrejnë zërin: Rama inauguroi vetëm fasadën, na rrezikohet jeta nga…

“Kryeministri Edi Rama inaguroi vetëm fasadën e konviktit të vajzave në Vlorë, ndërkohë që godina e djemve është e mbuluar me një shtresë asbesti”. Akuza vjen nga studentë të Universitetit të Vlorës, 1 javë pasi Kryeministri Rama deklaroi se 230 studentë të këtij universiteti “do të pushojnë e shpresojmë të studiojnë sa më shumë” në konviktin e ri me kushte si jashtë shtetit”.

Njëra prej studenteve ka marrë guximin dhe i ka zbuluar Ramës të vërtetën që dyshohet se fshihet në muret e konviktit të djemve dhe i ka shtruar një pyetje që pret përgjigje publike.

“Jemi studentë të universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë. Këtu para disa ditësh kryeministri inauguroi fasadën e objektit, që është konvikti i gocave. Ndërkohë që në anën tjetër është konvikti i djemve.

Ai është i mbuluar nga një shtresë asbesti, jetojnë dhjetëra studentë që u rrezikohet jeta nga një material i rrezikshëm sic është asbesti që prej 40 vitesh është vërtetuar që shkakton kancer.

Shtrohet pyetja zoti kryeministër, a ka vlerë jeta jonë, apo është më e rëndësishme propaganda e fasadave?!”, shprehet studentja.

1 16

2 11