Një e vdekur dhe katër të plagosur në tre aksidente

Një e vdekur dhe katër të plagosur. Ky është bilanci i orës së fundit, 18:00-19:00, nga aksidentet rrugore.

I pari për të cilin u raportua në media, ishte aksidenti pranë mbikalimit të Shkozetit, ku një grua e cila ishte këmbësore u përplas për vdekje nga një automjet i tonazhit të rëndë.

Trupi i viktimës ka qëndruar në rrugë për një kohë të gjatë, policia u paraqit vonë në vendngjarje. Identiteti i 45-vjeçares ende nuk bëhet me dije.

***
Aksidenti i radhës u shënua në Vlorë, në zonën e Skelës, ku dy persona të cilët udhëtonin me motor u përplasën me një automjet dhe mbetën pa ndjenja. Identitetet e tyre ende nuk bëhen me dije. Raportohet se një automjet i ka ndërprerë rrugën motorit. Policia bën me dije se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit për veprime të mëtejshme hetimore.

***
Ka akoma! Aksidenti tjetër u shënua në Durrës, në rrugë “Vëllazëria”. Një automjet tip “Chevrolet” ka devijuar në rrugë dhe është anuar duke u përplasur me pemën.

Për pasojë, dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë. Në gjendje kritike ato janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Durrësit për të marrë ndihmë mjekësore.