“Eurasiareviw”: Edi Rama dhe miqtë e tij mbrojnë krimin e organizuar

Nga Peter Tase

Krimi i organizuar, trafiku i drogës e trafiku i njerëzve, të nxitur e shumuar gjatë qeverisjes së Edi Ramës, janë sfidat kyç para shoqërisë shqiptare dhe krijojnë vështirës serioze për standardet demokratike në institucionet shqiptare e rrisin eksponencialisht ekonominë informate.

Republika e Shqipërisë, me përmasa territoriale pak më të mëdha se shteti i Vermontit, është një vend me klimë tërheqëse, njerëz punëtorë, shumë burime natyrore dhe ka një potencial të madh në industrinë e turizmit.

Megjithatë, bandat e sofistikuara kriminale në nivel kombëtar – me shumë influencë brenda qarqeve të Edi Ramës e miqve të tij – po e prishin në mënyrë të tmerrshme imazhin ndërkombëtar të vendit dhe janë burimet kryesore të dhunës në Shqipëri, Belgjikë, Britani e Holandë.

Për më tepër, rrjetet e organizuara kriminale të Shqipërisë, të mbrojtura nga elita në pushtet, kanë mundësi të angazhohen aktivisht në trafikun transatlantik të drogës me sasi të madhe si dhe të vendosin lidhje me krimin e organizuar në Londër, Quito e Bruksel. Pengmarrja dhe vrasja e Jak Prengës, ekzekutimi gjakftohtë i Kastriot Reçit në Rrëshen janë disa nga aktet e fundit të dhunës që ilustron një aktivitet të paligjshëm me rrënjë të thella të trafikut ndërkombëtar të drogës që përfshin të paktën tre vende e tre kontinente.

Sikur të mos mjaftonte kjo, Edi Rama ka përdorur çdo mjet në bagazhin e tij për të dëmtuar partneritetin strategjik që ka ekzistuar prej tri dekadash midis Shqipërisë dhe SHBA, siç e thotë Kastriot Islami, ish-ministër i jashtëm (2003-2005): “… në momentin kur portretizoi kandidatin presidencial Donald Trump si ‘turpi i njerëzimit’ e madje edhe u bëri thirrje votuesve amerikanë të votonin kundër tij.

Ndërkaq, pas fitores së Presidentit Trump, Edi Rama jo vetëm që u përpoq ta fshinte talljen e tij të paturpshme, por edhe pagoi shuma të mëdha parash për lobuesit influencues në përpjekje për të shpëtuar fytyrën e për të siguruar një takim me Presidentin Trump në Washington. Edi Rama ka krijuan një imazh të rremë brenda vendit si njeri me lidhje të ngushta me Shtëpinë e Bardhë ndërsa shkatërron pavarësinë e institucioneve midis tre degëve të pushtetit dhe nxit politika anti-popullore”.

Që më 2017, parlamenti shqiptar e ka humbur zërin autonom, ai ka marrë formë ka një lidership i kalbur dhe mbi një duzinë deputetësh kanë qenë të hetuar jashtë vendit për krime serioze; shumica e tyre janë rrasur thellë në xhepat e Edi Ramës.

Një tjetër aksion farsë u ndërmor në fushën e luftës kundër korrupsionit; më 31 janar 2020 u prezantua paketa ligjore Anti-KÇK; kjo iniciativë, që siç është përmendur në median shqiptare do të sjellë ndryshime në ligjin anti-mafia, ligjin për policinë e shtetit, procedurat ligjore për administrimin e aseteve të konfiskuara, statusin e gjyqtarëve e prokurorëve, është miratuar nga parlamenti.

Më 6 dhjetor 2019, 21 organizata të shoqërisë civile nxorën një deklaratë publike referuar kësaj nisme që tashmë ka fuqinë ligjore për të luftuar krimin e terrorizmin. Duke marrë në konsideratë që një paketë e tillë mund të shkelë të drejtat e njeriut, organizatat bënë thirrje që diskutimet për paketën të jenë gjithëpërfshirëse në përputhje me Kushtetutën dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Në të njëjtën linjë, Martin Henze, këshilltar ekonomik i CDU, deklaron: “Paketa Anti-KÇK kundërshton qartë parimin e shtetit ligjor në Kushtetutën e Shqipërisë duke luajtur një teatër absurd, qeveria e Ramës është mafia, sipas organizatave ndërkombëtar”.

Më tej, një deklaratë e nxjerrë nga Ministria e Drejtësisë jep përshtypjen se shoqëria civile do të margjinalizohet përsëri.

Komuniteti ndërkombëtar duhet të kuptojë se paketa ligjore e Edi Ramës do të forcojë më tepër imunitetin e karteleve të drogës në vend, do të ndërhyjë në ligje të rëndësishme dhe do të forcojë lidhjet e krimit të organizuar me kabinetin e ministrave. Në Tiranë, organizatat lokale të shoqërisë civile mbahen në errësirë, ndalohen të njihen me përmbajtjen e paketës e në këtë mënyrë qeveria e zotit Rama shkel parimet e qeverisje së hapur, transparente e me përgjegjësi.

Sa për shembull: Neni 28 i Rregullave të Procedurës së Parlamentit nuk lejon procedurën e përshpejtuar e këtij ligji; i njëjti koncept përmendet në Nenin 81, paragrafi 2 i Kushtetutës (ligjet miratohen me një shumicë të paktën 3/5 e deputetëve). Këto amendamente ligjore janë miratuar me votim specifik, në përputhje me Nenin 81, paragrafi 2 i Kushtetutës, ndërkohë që elita autokratike e vendit do të vazhdojë të grumbullojë pasuri të mëdha me trafikun e drogës, të armëve dhe aktivitetet e paligjshme teksa vendi përdoret si gur shahu në mes të lojërave gjeopolitike dhe ekonomike.
Marrë nga Eurasiareview-Përgatiti: SYRI.net

2222