“Erdha nga Anglia për të sqaruar situatën”, vetëdorëzohet në kufi Ardian Doçi

Ardian Doçi është vetëdorëzuar sot në doganën e Hanit të Hotit në kufi, ndërsa policia e ka shoqëruar për në ambientet e Policisë së Shkodrës.

Vetëm një ditë më parë, policia i sekuestroi disa pasuri Doçit në Shkodër dhe ky i fundit deklaroi se do të nisej për Shqipëri.

Dhe sot ka mbërritur në kufirin me Malin e Zi, ku më pas është shoqëruar për në ambientet e policisë.

Ardian Doçi është shprehur se ka ardhur nga Anglia për të sqaruar të gjithë situatën.

Doçi ka treguar se nuk ka qenë në Shkodër që prej muajit nëntor të vitit 2019 dhe nuk ka lidhje me veprimtari kriminale apo rrëmbimin e Jan Prengës për të cilën dyshohet.