Ballina Aktualitet Rama show me OFL, oficerja me syze të errëta si spikere lajmesh...

Rama show me OFL, oficerja me syze të errëta si spikere lajmesh në ERTV…

Në një kohë kur Shqipëria nën qeverisjen e tij ka tejkaluar të gjitha parashikimet sa i përket kanabizimit të vendit dhe të përfshirjes së njerëzve me rekorde kriminale në qeverisjen lokale dhe qëndrore, kryeministri Edi Rama po propagandon me forcë të ashtuquajturin “Ligji anti-KÇK”, i cili sipas tij do të tmerrojë personazhet e botës së krimit që nuk justifikojnë pasurinë.

Sikur të mos mjaftonte televizioni tij privat ERTV dhe daljet e tij të përdorshme, kreu i qeverisë do të bëjë të njëjtën gjë edhe me efektivët e OFL (Operacioni Forca e Ligjit).

Nëse para pak ditësh do të nxirrte policët duke bërë pompa, sot doli një efektive e OFL e cila ngjasonte më shumë me një spikere lajmesh që duhej të lexonte atë çfarë i kishin shkruar eprorët se sa me një pjesëtare të një force operacionale.

Rrjedhshëm dhe pa gabime, policja lexoi detajet e “super-operacionit” të sotëm në Shijak dhe atë çfarë synon kjo strukturë. Spikere e denjë për ERTV-në e kryeministrit.

Po ta krahasosh një skenë të tillë me Shqipërinë e para viteve ’90, pamje të tilla ishin të denja vetëm për Revistat Televizive, aty ku lexohej se si qeveria jonë komuniste kalonte planet e misrit me mbi 120%… /Syri.net

Exit mobile version