Kullat e Erjon Veliajt po hanë edhe Tregun Elektrik të Tiranës

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë një tjetër denoncim publik mbi atë se çfarë po ndodh aktualisht në tregun elektrik të Tiranës.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha shkruan se kullat e Erjon Velisë janë sebepi i prishjes së tregut elektrik, aty ku aktualisht po punojnë me dhjetëra biznesmenë të ndershëm, por që nesër do të hidhen në rrugë.

Ish-kreu i qeverisë ka bërë publik edhe një mesazh të qytetarët digjital, i cili thekson se bizneseve tek tregu elektrik ju ka ardhur njoftimi që të largohen edhe pse kanë 20 vite që paguajnë taksa.

Sipas qytetarit askush nga bashkia apo dhe vetë kryetari nuk janë interesuar për fatin e atyre familjeve që ushqehen nga bizneset që punojnë në tregun elektrik.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Kullat po hane edhe tregun elektrik te Tiranes

Denoncojne babezine e Lal Plehut!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Dr. Berisha! Jam nje tregtar i tregut elektrik. Jemi ne nje stres te papare pasi na ka ardhur nje vendim nga IMT ku Bashkia e Tiranes kerkon prishjen e tregut per realizimin e nje projekti. Jemi 120 persona fizik, tatimpagues te rregullt prej me shume se 20 vitesh dhe na hedhin ne rruge sikur te jemi shkeles te ligjit pa na siguruar nje vend tjeter.

Çdo behet me punen dhe me buken e famijeve tona. Sot kemi bere takim me nje perfaqesues te Bashkise dhe na tha qe jemi kujtuar vone. Neser duhet te lirojme tregun ndryshe do na heqin me force. O zot nuk dime cte bejme.

Screenshot 16 23