Burgosja e kryetarëve të komunave të Farkës e Kasharit, Berisha: Tallje cinike me shpitrat e 51 të vdekurve nga tërmeti

Ish-Kryeministri Sali Berisha shprehet se ish-kryetarët e komunave, Fatbardh Plaku dhe Besnik Fuçia, po mbahen prej 1 jave në burg, edhe pse në zonat që ato kanë drejtuar nuk ka pasur dëme nga tërmeti i 26 nëntorit.

Berisha shkruan në një postim në Facebook se, ky është një akt i mirëfilltë politik, dëshmi e kapjes së drejtësisë për ndëshkimin e kundërshtarëve politikë si fajtor pa faj apo me fajin e vetëm se janë kundërshtarë të regjimit.

Postimi i plotë

Tallje cinike me shpitrat e 51 të vdekurve nga tërmeti.

Miq, prej nje jave mbahen ne burg kryetaret e komunave te Farkes dhe Kasharit, perkatesisht Fatbardh Plaku dhe Besnik Fuçia paćka se ne zonat e komunave qe ata kane drejtuar nuk ka asnje ndertese te shembur nga termeti, asnje qytetar te plagosur as dhe te vdekur.

Dy muaj pas termetit Fatbardh Plaku dhe Besnik Fućia jane dy ish zyrtaret me te larte qe mbahen ne burg per 51 viktimat, shumica e tyre vrasje shteterore te termetit te 26 nentorit.

Ky eshte nje akt i mirefillte politik, deshmi e kapjes se drejtesise per ndeshkimin e kundershtareve politik si fajtor pa faj apo me fajin e vetem se jane kundershtare te rregjimit..

Por ky akt perben nje perdhosje per shpirtrat e 24 viktimave te Thumanes dhe te mbi 15 viktimave te Durresit, te cileve termeti i majit i vitit 2018 dhe ai i qershorit te vitit 2019 i kishin bere te pabanueshme pallatet e tyre qe ju moren jeten me termetin e 26 nentorit te 2019 sepse narkoqeveria me cinizem ekstrem dhe papergjegjshmeri te plote nuk mori asnje mase per mbrojtjen e tyre. Mirepo ne kete rast, vrasesit e tyre shteterore narkoqeveritare dhe narkozyrtare qendror dhe lokal me ne krye Kreun e Meduzes kane imunitet ndaj çdo lloj krimi qe ata mund te kryejne.

Denoj kete krim te mirefillte politik dhe i them Edvin Mafise se shpirtrat e viktimave te vrasjes shteterore te termetit te 26 nentorit 2019 kerkojne drejtesi dhe se ata do te ndjekin ty dhe shpuren tende te vrasesve te tyre deri diten e fundi te jetes se tyre! sb

rama termet