Vrasje, grabitje e pengmarrje/ Krimi del jashtë kontrollit, Lleshi dhe Veliu numërojnë viktimat…

lleshi veliuVrasje, plagosje dhe grabitje. Ditët e para të janarit 2020 janë mbushur me ngjarje të rënda kriminale, ku nuk kanë munguar ekzekutimet mafioze, pengmarrjet, plagosjet dhe grabitjet, ndërsa ministri i Brendëshëm, Sandër Lleshi dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu të dorëzuar para krimit vetëm numërojnë viktimat…

Vetëm ditën e djeshme u ekzekutuar një 28-vjeçar në Tiranë, ndërsa një tjketër u plagos pak minuta më vonë po në Tiranë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Gazetari Ylli Dylgjeri në një postim në rrjet shkruan se, situata kriminale ka dalë jashtë kontrollit të policisë.

“Vrasja e rradhës… Situata kriminale ka dalë jashtë kontrollit të policisë.Sipas Ligjit të Policisë së Shtetit duhet të japë dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm”, shkruan Dylgjeri.

Vrasjet në 2020

Vrasja në Tropojë
Një biznesmen, pronar i një pike karburanti dhe restoranti është vrarë mbrëmjen e 5 janarit me armë zjarri rreth orës 23:32. Viktima është Guxim Gjyriqi 47 vjeç. Gjuriqit i është zënë pritë dhe pasi e thirrën në emër, atentatorët e qëlluan me breshëri automatiku nga një mjet pa targa.

Vrasja në Rrëshen
Kastriot Reçi, 47-vjeç, u ekzekutua më 7 janar në qendër të qytetit me një plumb të vetëm në zemër. Vrasja u krye me snajper, nga një person ende i paidentifikuar nga policia, por që dyshohet të jetë vrasës me pagesë.

Vrasja në Mallakastër
Më 5 janar, në Gjerbës të Mallakastrës do të vritej në mënyrë barbare, 51-vjeçarja Drita Saliaj. Viktima u mbyt me peshqir, trupi i saj u hodh në rezervuar. Në dosje e prokurorisë, thuhet se viktima është përdhunuar para se të hidhej në rezervuar.

Vrasja në Paskuqan
Më 9 Janar do të vritej me sende të forta në banesë nga kunati i saj Enkeleda Çapoku, 30 vjeçe, nënë e një vajze, dëshmitare okulare e skenës makabre. Eredet Çapoku, 34 vjeç, goditi për vdekje me sende të forta kunatën e tij shtetasen Enkeleda Çapoku,30 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Vrasja në Tiranë
Mbrëmjen e djeshme, në zonën e “Astirit”, ku një 28 vjeçar u qëllua për vdekje. Bëhet fjalë për Vilson Tafciu, i cili në momentin e atentatit ka qenë i ulur në ambientet e një lokali, bashkë me miq të tij. Viktima përdorte 2 mbiemra, Tafciu dhe (Noka).

Pengmarrja në Kamëz
Edhe pse kanë kaluar 3 ditë nga pengmarrja si nëpër filma e Jan Prengës në Kamzë, policia nuk ka gjetur asnjë gjurmë të tij apo të autorëve. Nëse fillimisht u tha se situata mund të kishte agravuar pas një konflikti të çastit, tashmë kjo pistë duket të jetë rrëzuar nga ana e hetuesve.

Hetimet kanë marrë një tjetër rrjedhë duke qenë se 48-vjeçari nga Puka mund të ketë pasur në konflikte Greqi ose shkak për ngjarjen të jenë bërë dhe te rekordet kriminale të njërit prej vëllezërve, i cili vuan dënimin për drogë në Angli.

Policia ende nuk ka arritur të bjerë në gjurmët e autorëve, ndërsa familjarët kanë kyçur gojën…

auto auto vrasje naten policia 01477046516 1 3614608225971576307253