Berisha: Edvin Kristaq Tradhëtari, fatkeqësi kombëtare!

Ish-Kryeministri Berisha shkruan në një postim në Facebook se, Trojka tradhëtare Zografi Bis, argati i Prishtinës, Miladini shqipfolës dhe Baton Stanishiq janë aktualisht rreziku madhor, të cilët duhet të marrin një minutë e më parë ndëshkimin që kombet e qytetëruar ju rezervojnë tradhetarëve të tyre.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Miq, shtypi i Kosoves krahason marredheniet Rama – Vuçiç me ato Enver – Dushan Mugosha. Ne kete kontekst mund te thuhet se Kosova dhe mbare Kombi po perjetojne tradhetine e dyte te madhe kombetare pas asaj te 1944 nga Enver Hoxha. Trojka tradhetare Zografi Bis, argati i Prishtines, Miladini shqipfoles dhe Baton Stanishiq jane aktualisht rreziku madhor, te cilet duhet te marrin nje minute e me pare ndeshkimin qe kombet e qyteteruar ju rezervojne tradhetareve te tyre.

Ketu me poshte keni artikullin e analistit Faik Krasniqi te publikuara ne Kosova Sot. sb
Vjen paralajmërimi i rëndë për kryeministrin e Shqipërisë, ja çfarë e pret
“Kryeministri Rama me këto veprime anti-Kosove po dëshmohet që është fatkeqësia e kombit shqiptare. Është në mandatin e tij të fundit si kryeministër, dhe në zgjedhjet e ardhshme nëse kandidon, do të pësojë humbje të turpshme”, thotë Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Analistët politikë, duke parë rrëshqitjen e madhe të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama nga interesi nacional i shqiptarëve dhe pozicionimi i hapur në interesin e Serbisë, vlerësojnë se do ta ketë një fund të turpshëm në karrierën e tij politike, të ngjashëm që po e pret edhe Hashim Thaçin, ngase përveç mbështetjes së idesë serbe për ndryshimin e kufirit të Kosovës, që e përkrahën Thaçi dhe Rama, tani ky i fundit po e mbron me fanatizmin akoma më të madh edhe projektin për Mini Shengenin, një shpikje tjetër e re nga presidenti serb, Aleksandër Vuqiq për dominimin serb në Ballkan.

Madje sipas analistëve, Rama po e bënë këtë pa e pyetur fare dhe pa u konsultuar me liderët politikë dhe institucionet e Kosovës, por duke i injoruar dhe përqeshur e fyer ata.
Gjyk serioz ka dhënë edhe ish deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack, e cila në një intervistë për media ka thënë se Mini-Shengeni Ballkanik nuk mund të ndodhë pa Kosovën, dhe për më tepër e ka quajtur pozicionimin pro të Edi Ramës një veprim që shkon drejtë tradhtisë kombëtare.

“Nëse kryeministri Rama vërtet do të pajtohej që Mini-Shengeni të bëhet pa pjesëmarrjen e Prishtinës zyrtare atëherë ai do të bënte tradhti ndaj Kosovës”, ka deklaruar Pack.

Faik Krasniqi
E lidhur me këtë, për” Kosova sot Online” ka folur analisti politik, Faik Krasniqi.

“Mini-Shengeni ballkanik është në njëfarë mënyre ringjallje e ish Jugosllavisë. Kryeministri Rama është futur në një qorrsokak me këtë ide. Çfarë Mini-Shengeni ballkanik me një shtet si Serbia që mohon masakrat që ka bërë gjatë luftës së fundit në Kosove. Sikur qëllimisht është duke bërë gjëra të tilla kundër Kosovës.

Është e pa kuptueshme kjo dashuri për Serbinë. Sikurse Enveri për Dushan Mugoshen. Tregon dashuri për një shtet që ka vrarë bashkëkombësit e tij. Gjithmonë nëse na konsideron të tillë, sepse veprimet e tij e dëshmojnë të kundërtën”, thotë analisti politik Faik Krasniqi për “Kosova Sot .

Prandaj sipas Krasniqit, Edi Ramës ky pozicionim në interesin e shtetit serb, do t’i kushtojë shtrenjtë në karrierën politike, nëse edhe njëherë kandidon në zgjedhje për një mandat tjetër.

“Kryeministri Rama me këto veprime anti-Kosove po dëshmohet që është fatkeqësia e kombit shqiptare. Është në mandatin e tij të fundit si kryeministër, dhe në zgjedhjet e ardhshme nëse kandidon, do të pësojë humbje të turpshme”, thotë analisti politik, Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.
(Kosova Sot Online)