Pse hesht Lleshaj pas arrestimit të vëllait të shefit të Policisë?

Ish-deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi, ka reagua pas arrestimit të Pajtim Aga-s, vëllai i shefit të Policisë Dibër, Robert Aga i cili pak muaj më parë doli në përgjimet e gazetës gjermane BILD, në raportimet për shit-blerjen e votave nga ana e Partisë Socialiste.

Gjunkshi shkruan në një postim në Facebook se, kjo heshtje është nga ana e qeverisë sepse janë pikërisht lidhjet e forta të krimit, grupeve të strukturuara kriminale që mbështesin, ushqejnë, drejtojnë dhe komandojnë në këtë vend.

Ish-deputeti demokrat shkruan më tej se, se drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj janë të pafuqishem për të luftuar krimin, rrjetet e strukturuara kriminale, pasi këtu ligjin e bën i forti.

Reagimi i plotë i Gjunkshit

Bandat të lidhura me uniformën e shtetit.

Nuk mjaftojnë denoncimet e bëra nga Partia Demokratike në lidhje me suportin që persona me rekorde kriminale ushqejnë dhe mbajnë në Policinë e Shtetit, drejtues të cilët janë përfshirë në dosjen 184 ose siç njihet dosja e Dibrës.

Sipas Ministrit Lleshaj nuk janë prova përgjimet e bëra nga Prokuroria Shqiptare, nuk janë prova informacionet e siguruara nga Shërbimet Inteligjente Shqiptare dhe ato të Agjencive të Huaja të Inteligjencës.

E dini pse është kjo heshtje nga Qeveria Rama, nga ushtarët e bindur të tij?

Sepse janë pikërisht lidhjet e forta të krimit, grupeve të strukturuara kriminale që mbështesin, ushqejnë, drejtojnë dhe komandojnë në këtë vend.

Drejtuesit e Policisë së Shtetit, Ministri Lleshaj janë të pafuqishem për të luftuar krimin, rrjetet e strukturuara kriminale.

Nuk ka asnjë shpjegim që ish Shefi i Komisaritit Dibër, Robert Aga i përfshirë në Dosjen 184, në vjedhjen e votave në Dibër, në kundërshtim me ligjin vazhdon të qëndrojë në radhët e Policisë.
Ligjin e bën i forti.

Janë këto të fortë që ecin si Padrino, jo vetëm në Diber por kudo.

Ka kaluar shumë kohë që Edi Rama hesht, që Ministri Lleshaj megjithë informacionin e mjaftueshem që ka në lidhje me inkriminimin e drejtuesve të Policisë, vazhdon ti mbajë në rradhët e policisë këta drejtues, të përfshirë në veprimtarinë kriminale të mbjelljes dhe trfikimit të lëndëve narkotike.

Vëllaji i tij Pajtim Aga, i ndaluar në vitin 2016 në Lezhë, për përfshirje trafik kokaine, mbrëmë kapet dhe ndalohet në flagrancë në grupin e tregtimit të lendëve narkotike në formë çokollate.

Asnje reagim nga Ministri Lleshaj!!!

Asnje reagim nga Narko-Policia!!!

Kjo është Policia e këtij Narko – Shteti.