Ballina Aktualitet Infermieri i fshatit u kap me…

Infermieri i fshatit u kap me…

Zbulohen fakte të reja në operacionin “VJOSA” të ndërmarrë nga Policia e Gjirokastrës tre ditë më parë në fshatin Buz të Tepelenës. I arrestuari është Dine Kika 40 vjeç, infermieri i fshatit.

Sot trupi gjykues i kryesuar nga Blerta Çibuku, ka dhene masen e arrestit “Burg pa afat” per infermierin e fshatit ku sipas Policisë, tre ditë më parë i’u gjetën armë dhe municione pa leje si dhe një sasi kanabisi në automjetin e tij.

Mirëpo nën dritën e fakteve të reja të përcjella sot në seancën gjyqësore të mbajtur në shkallën e parë të gjyqësorit, bëhet e ditur se Dine Kika ka qenë tërësisht i painformuar për armet që i janë gjetur, si dhe për kanabisin.

Avokati mbrojtës ka pohuar sot në seancën gjyqësore se armët e gjetura, kanë qenë të ngelura aty pa u ngacmuar qysh prej 1997 dhe të paprekura ndërkohë që një armë gjahu ka qenë me leje në emër të të atit që nuk jeton më.

Njëkohësisht edhe kanabisi i gjetur në automjet, që nuk rezulton të jetë në emër të Kikës dhe ka qenë në rrugë të madhe jashtë pronës të të arrestuarit.

Këto argumenta te servirura nga avokati i 40-vjeçarit Kika, Agron Ilijazi, nuk kanë mjaftuar për të dhënë një masë arresti te lehtësuar, pra detyrim paraqitje, por gjykatësja Çibuku bazuar mbi argumentat e prokurorit Julijan Çafka, ka dhënë masëne sigurisë “burg pa afat” ndaj infermierit të fshatit.

Exit mobile version