PD publikon dokumentin, kryebashkiaku i Matit i dënuar. Bardhi: Rama të mos fshihet, por të marrë përgjegjësitë dhe…

Partia Demokratike ka denoncuar një tjetër kryebashkiak të Ramës si person me të kaluar kriminale. Në një deklaratë pwr mediat, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokrate, Gazment Bardhi tha se, kryebashkiaku i Matit Agron Malaj rezulton i dënuar dhe kërkoi shkarkimin e tij nga detyra.

“I dënuar me vendim të formës së prerë për armëmbajtje pa leje dhe sipas ligjit për dekriminalizimin i ndalohet mbajtja e një funksioni publik për jetë”, tha Bardhi.

Bardhi deklaroi se, “Agron Malaj rezulton se ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar në një funksion publik sepse është ndaluar për armëmbajtje pa leje dhe i ndalohet kandidimi përjetë. Ky është rasti i pestë që konfirmon se Edi Rama ka ardhur në pushtet falë mbështetjes së krimit.”

Duke publikuar dokumentin, Bardhi tha se “ky është vendimi i gjykatës që konfirmon dënimin e formës së prerë të Agron Malajt, kandidatit të Edi Ramës për bashkinë e Matit”.

PD i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme të veprojë pas asnjë vonesë me administrimin zyrtar dhe heqjen e menjëhershme të mandatit për Kryetarin e bashkisë së Matit Agron Malaj.

“Koha që ligji të veprojë dhe Edi Rama të mos fshihet, por të marrë përgjegjësitë dhe t’u shpjegojë qytetarëve se përse alternativa e tij e vetme është krimi dhe, për se kandidon në bashkitë bastion të PD individë me të shkuar kiriminale”, deklaroi Bardhi.

Bardhi i bëri apel prokurorisë të nisë hetimet për rastin dhe akuzoi kreun e qeverisë Edi Rama për bashkëpunim me krimin si stil qeverisje.

rama5