Digjet fabrika e kryebashkiakut të Ramës në Kavajë

Një fabrikë e madhe e prodhimit të dyshekëve është shkrumbuar nga zjarri në qytetin e Kavajës. Mësohet se fabrika e dyshekëve është në pronësi të kryebashkiakut të Kavajës Redjan Krali, dhe ndodhej në lagjen numër 5 të qytetit.

Paraprakisht raportohet për dëme të shumta materiale pasi zjarri ka marrë përmasa të mëdha nisur dhe nga produktet që ndodheshin në fabrikë, ndërsa policia dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Gjithashtu, nga forcat e Policisë po bëhet evakuimi i banorëve të zonës pasi rrezikohen objektet që janë pranë fabrikës.

Si shkak paraprak i flakëve që kanë shkruambuar fabrikën e dyshekëve të kryebashkiakut Krali dyshohet të ketë qenë një shkendijë elektrike.

Në momentin që kanë shpërthyer flakët, fabrika ka qenë e mbushur me punëtorë të cilët fatmirësisht kanë arritur të dalin me shpejtësi nga godina.

ff