Punësimi shënon rënie historike, bizneset shqiptare pesimiste për të ardhmen

Bizneset në të gjitha sektorët rritën pesimizmin për punësimin në tremujorin në vijim dhe gjithashtu pohuan se në tremujorin e vitit 2019 kishin tkurrur punonjësit. Perceptimet negative për punësimin u reflektuan në anketën e Bankës së Shqipërisë për Tendencën e besimit në Ekonomi.

Edhe pse punësimi në vend sipas treguesve zyrtare po shënon rënie në rekorde historike, duke arritur në 11.4 % në fund të tremujorit të tretë të vitit 2019, bizneset kanë ulur optimizmin.
Anketa tregoi se, bizneset e sektorit të industrisë presin rënie në kontratat e porosive dhe në treguesit e punësimit për tremujorin në vijim.

Të njëjtat pritshmëri shfaqen edhe bizneset e ndërtimit të cilat kanë rishikuar më rënie forcën e punës dhe të ardhurat nga shitjet.

Të njëjtat pritshmëri ka edhe sektori i shërbimeve që është edhe punëdhënësi më i madh. Bizneset e këtij sektori kanë pohuar se në tremujorin e parë të 2020 presin rënie si në drejtim të punësimit dhe në shfrytëzimin e kapaciteteve.

Më rëndë duket se paraqitet sektori i tregtisë, i cili parashikon rënie të punësimit me 9.6 pikë % në tremujorin aktual. Kjo pritshmëri ishte shumë poshtë mesatares historike për bizneset e tregtisë.

Bizneset në të gjithë sektorët kanë pohuar gjithashtu se punësimi kishte pësuar rënie edhe në tremujorin e fundit të vitit 2019.

Bizneset në sektorin e ndërtimit referuan se punësimi u tkurr me 3 pikë % në tremujorin e fundit të vitit 2019.

Përfaqësuesit e sektorit të shërbimeve kanë pohuar se punësimi kishte rënë me 0.4 pikë 5 në tremujorin e fundit të vitit të kaluar dhe gjithashtu sektori i tregtisë ka pohuar se punësimi u tkurr me 6 pikë % në të njëjtën periudhë.

Por ndryshe nga bizneset, qeveria dhe banka e Shqipërisë presin rritje të mëtejshme të punësimit vitin që vjen duke parashikuar një nivel papunësie rreth niveli 11 %. Rritja e punësimit sipas Bankës së Shqipërisë do të jetë nxitësi kryesor i konsumit në periudhë afatmesme.