Ballina Editorial Shqipëria nuk është e Kryeministrit!

Shqipëria nuk është e Kryeministrit!

Nga Albert AVDULI

Kështu artikuloj Z. Basha në komunikimin me Gazetarët më dt 11 janar.

Ky pohim lakonik ì Kryetarit të opozitës ka brënda një mal me filozofi dhe realitete.

Filozofia është në atë, që nënkuptohet. . . Pra, Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës dhe as e Lulzim Bashës, kryeministër nesër.

Mendoj se është premtimi më thelbësor, që formulon një drejtues politik prej shumë vitesh në këtë truall.
Kundërshtarë, gazetarë, mbështetës, kritikë e skeptikë, këtë premtim duhet t’i mbajnë shënim Bashës dhe Partisë Demokratike.
Ai, Basha, këtë duhet të përmbushë.

Shqipërinë t’ju kthejë qytetarëve të saj.

Nuk ka filozofi më të thjeshtë dhe të kuptueshme nga kjo.

Retorika se pushtetin e sjell sovrani, ì takon sovranit, është shndërruar si ajo deklarata me duar të akullorta.
Sovrani delegon pushtetin, nuk të fal atdheun as rrëmbimin e lirisë dhe mundësisë për të jetuar.

Mund të mirëkuptojë në gabime, në ngërçe ekonomike e fatkeqësi, por nuk kapërdin faktin e ç’bërjes së Shqipërisë.
Kësaj ideje duhet t’ì mëshohet.
Shqipëria nuk është Kryeministrit !

Slogan kryesor duhet të jetë në çdo veprimtari të opozitës, por edhe mediave që ende duan më shumë Shqipërinë dhe Lirinë sesa Lirat.
Po realitetet, kush janë në deklaratën e Bashës. . . ?
Ka vite, që ky vënd ì vogël vazhdon e zvogëlohet nga administatorët e tij, sepse konsiderohet si çiflig ì falur.
Ka një shprehje : Qeraxhiu e varfëron tokën çdo vit, ì Zoti e begaton dhe pasuron përditë.

Kështu ka ndodhur në realitetin shqiptar. Qeveritari e trajton tokën tonë si pronë që ja ka fal jo babaj, por si llokmë që duhet lënë në kazino.
Shkruajta babai dhe nënkuptoj Sovranin.

Sepse edhe ati ka përgjegjësi, nëse ja lë trashëgim pronën birit kumarxhi apo drogaxhi.
Përfundimi dihet dhe shëmbuj ka. Dinasti janë shuar nga fenomene të tilla.
Le të jem më konkret.

Para tre vitesh, kryeministri aktual, publikisht ju kërkoj shqiptarëve , timonin dhe tepsinë.
Timon – drejtimi. Tepsi – ekonomia.

I mori. . .
Mbas kësaj vjen reflektimi.
Shteti në vetvete, përbëhet nga prona publike dhe shuma e pronave individuale.
Unë dhe shumica e popullit jetojmë në apartamente. Pra jam pronar ì 90 m² pllaka dhe tulla. Kam pjesë dhe te qielli.
Pronën publike, ku teorikisht jam pronar, e kam lënë në kujdesin e kryetarit të bashkisë, apo kryeministrit. E kam lënë, nuk e kam shitur.

Ç’ndodh ? Të gjithë e dinë, e të gjithë heshtin. Po e shesin ndër miq, krushq, pazarxhinj.
Ku është një pjesë e parkut ?

Ku humbën 7 xhuxhat e Tiranës dhe ndonjë xhuxh bregdetar ? Ku humbën trotuaret dhe pse u rikthyen kioskat në Tiranë ?
Rrugën, spitalet, plazhet, shkollat, kalat,pyjet na ì kanë shitur.
Oh, na kane shitur edhe mbeturinat.

Ku ? Ku ? Kuku për na !
Po ju japin pronën tonë. Veç muret dhe qiellin kemi.
Pa pronë, nuk kemi themele.

Pa themele, ikja mbetet.
Kjo është klithma. .

Exit mobile version