Reagon Zagani: Dikush t’i thotë “shefit” që…

Ish-shefi i Antidrogës në Vlorë dhe Fier, Dritan Zagani ka reaguar pas heqjes së emrit të tij nga lista e Interpoliti.

Zagani shkruan në një postim në faqene tij në Facebook se, dikush t’i thotë “shefit” që nuk jam më i kërkuar nga interpol… Nuk dihet se për cilin “shef” e ka fjalën Zagani por ai I kërkon atij që “të bëjë kujdes mos e gjej këtej rrugëve të Europës”…

Postimi i Zaganit

Dikush t’i thotë “shefit” që nuk jam më i kërkuar nga interpol… Ndaj të bëjë kujdes mos e gjej këtej rrugëve të Europës se e di vetë pastaj ai…

Emri i Dritan Zaganit është hequr papritur nga lista e Interpolit. I futur në listën e të kërkuarve 4 vjet më parë nga Ministria e Brendshme e drejtuar nga Saimir Tahiri, emri i ish-oficerit të anti-drogës që denoncoi ish-ministrin në fjalë dhe të afërm të tij si të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve, si rregull duhet të qëndronte 5 vjet. Pothuajse 1 vit përpara këtij afati, Zagani nuk rezulton më në kërkim nga Interpoli.

Zyra e shtypit e Policisë së Shtetit, e kontaktuar nga Dosja.al, nuk ka dhënë asnjë shpjegim. Ndërkohë mes burimeve të tij, portali në fjalë arriti të siguronte të dhënat e sistemit TIMS, kur emri i ish-oficerit është ende si person në kërkim.

Lidhur me këtë kontradiktë nuk ka ende një shpjegim nga zyra e shtypit e policisë së Shtetit.

Pra, me heqjen e emrit nga Interpol, ish-shefi i antidrogës në Vlorë dhe Fier, mund të mendojë se është i lirë për t’u kthyer, por në fakt, liria e tij përfundon sapo shkel në territorin shqiptar.

Për ta thirrur në këtë “kurth”, ka menduar Gjyakta e Apelit të Vlorës, që nuk e pranon zhvillimin e gjyqit në mungesë.

Kryesuesja e seancës, Margarita Buhali, ka kërkuar prezencën e vetë Zaganit në seancë, megjithëse ai tashmë e ka një dënim në mungesë nga gjykata e shkallës së parë dhe emri i tij është në listat e personave të kërkuar nga autoritetet shqiptare.

Që nga shtatori i 2015, kur Zagani bëri denoncimin e bujshëm për bandën e Habilajve, sipas tij, të lidhur me ministrin e Brendshëm të asaj kohe, Saimir Tahiri, e gjithë qeveria iu vu kundër. Ai u arrestua nga policia, ndërsa gjykata e dënoi me akuzën që ka bashkëpunuar me policinë italiane kundër drogës dhe u ka dhënë atyre informacione të klasifikuara.

Kjo akuzë qesharake, që fsheh hakmarrjen politike nga ish-policit që denoncoi krimin shtetëror të kanabizimit të vendit, vazhdon të zhvillohet si farsë.

Prej disa kohësh, Dritan Zagani, së bashku me familjen e tij, ka përfituar azilin politik në Zvicër.

dritan zagani 1 1