Ballina Kryesore Basha: Me çdo mjet e formë demokratike për zgjedhje të lira dhe...

Basha: Me çdo mjet e formë demokratike për zgjedhje të lira dhe të parakohshme

Kryetari i opozitës, Basha ka shpalosur objeksionin e opozitës për zgjedhje të parakohëshme dhe të lira. Basha ka deklaruar se ky është qëllimi kryesor i opozitës që do të arrihet përmes çdo mjeti dhe forme demokratike.

Bash tha se reforma zgjedhore, prioriteti numër 1. “Të mos humbin shansin me Europën. Së pari, nuk duhet humbur asnjë moment për të përmbushur kushtet e Bundestagut, që janë e vetmja rrugë për të hapur negociatat, për ta bërë Shqipërinë anëtare të BE. Është e vetmja rrugë për të thithur fonde nga BE dhe për t’i mirëadminsitruar ato në drejtim të nevojave akute, siç janë ato të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, në drejtim të bujqsisë në drejtim të biznesit, në drejtim të shëndetësisë, të arsimit dhe kudo tjetër. Gjate ditës së djeshme, siç e dini, kam patur takime në Itali dhe më bëri përshtypje një fakt.

Vetëm Rumania, si vend anëtar, përfiton fonde të drejtpërdrejta nga BE, 3 herë sa buxheti i Shqipërisë. Për pagatishmërinë, për mungesën e vullnetit për të luftuar krimin dhe korrupsionin, për zhytjen e vendit në krim dhe korrupsion, kjo qeveri dhe ky kryeministër po na mban larg Europës.

Kjo nuk është vetëm një fjalë goje, këto janë miliona euro që i humb Shqipëria ditë për ditë, para që taksapaguesit europianë, ua japin vendeve si tonat për të përafëruar edhe më shumë ekonominë, shëndetësinë, arsimin me standardet europiane.

Dje, drejtuesit më të lartë europianë, Kryetarja e Komisionit Europian, kryeministri kroat, në emër të Presidencës së BE-së, kanë shprehur edhe një herë vullnetin e tyre për të hapur negociatat.

Në komunikimin tim me ta, të dy personalitete të PPE, ma kanë konfirmuar këtë, në mënyrë, të vazhdueshme dhe jam i lumtur që dje e kanë konfirmuar publikisht, ky është qendrimi PPE, i partisë tonë i PD.

Ne nuk duhet ta humbim këtë shans të madh për t’i ardhur në ndihmë ekonomisë së shkatërruar shqiptare, shëndetësisë, arsimit, bujqësisë dhe çdo sektori tjteër. Ky është një vit shumë i rëndësishëm, kemi 2 vende mike që marrin presdencën, Kroacia këto 6 muaj dhe Gjermania 6 mujorin e dytë.

Prandaj, prioriteti numëri 1 është miratimi i menjëhershëm i reformës zgjedhore, që i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, në një ditë me zgjedhjet vendore, me standard dhe garamci për votën e lirë, për t’ dhënë fund fenomenit të shitblerjes së votës, përdorimit të krimit dhe parave të pista të krimit dhe për të ndëshkuar krimin elektoral, që janë tre kushte të tjera të Bundestagut gjerman për të hapur negociatat me Shqipërinë.

Exit mobile version