Basha me investitorët italianë: Me politikat tona qeverisëse, Shqipëria një vend tërheqës për investimet e huaja

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar në Itali me drejtues të industrisë, infrastrukturës dhe logjistikës në rajonin e Friuli-Venezia-Giulia.

Në një postim në Facebook Basha shkruan se, gjatë takimit i ka informuar me planin ekonomik të PD-së, i cili nis me çlirimin e tregut nga krimi. Basha shkruan më tej se, me politikat tona qeverisëse, Shqipëria është një vend tërheqës për investimet e huaja.

Postimi i plotë i kryetarit Basha

Sot u takova me drejtues të suksesshëm të industrisë, infrastrukturës, dhe logjisitikës, në rajonin e Friuli-Venezia-Giulia.

I informova për planin tonë ekonomik, i cili nis me çlirimin e tregut nga krimi, nga oligarkia dhe korrupsioni si dhe nga burokracia.

Përmes politikave ekonomike dhe lehtësirave për të bërë biznes, do ta kthejmë Shqipërinë në një vend tërheqës për investimet e huaja, konkurrues me çdo vend tjetër në rajon.

Zhvillimi ekonomik dhe punësimi, janë prioriteti kryesor i PD. Investimet e huaja janë jetike për rritjen e punësimit dhe zhvillimin e ekonomisë.

Plani ynë ekonomik ka një fokus të rëndësishëm në këtë drejtim. Por së pari duhet garantuar konkurrenca e ndershme dhe luftuar korrupsioni që sot i mban investitorët larg vendit tonë.

4 4

3 6

2 11