Ballina News 47 milionë euro për inceneratorët fantazëm, PD: Rama po zhvat shqiptarët për...

47 milionë euro për inceneratorët fantazëm, PD: Rama po zhvat shqiptarët për t’u pasuruar vetë me ministrat dhe oligarkët

Partia Demokratike vazhdoi denoncimet të shtunën, duke u ndalur te rasti i inceneratorëve. Ish-deputetja Lindita Metaliaj deklaroi gjatë një conference për mediat se, kryeministri Edi Rama po zhvat shqiptarët. Sipas saj, ai ka dhënë 47 milionë euro për inceneratorë fantazmë.

DEKLARATË PARTIA DEMOKRATIKE, LINDITA METALIAJ

Edi Rama mund të bëjë propagandë 24 orë në 24 dhe të keqpërdorë njerëzit në nëvojë për një foto apo për një video më shumë, por ai nuk mund t’i fshihet dot të vërtetës së numrave. Dhe numrat tregojnë se Edi Rama po vjedh dhe po zhvat shqiptarët për t’u pasuruar vetë me ministrat dhe oligarkët e tij.

Vetëm me skemën korruptive të inceneratorëve, Edi Rama u ka marrë shqiptarëve 47 milionë euro, duke i futur ato në xhepat e Klodian Zotos, bashkëpuëntorit të Arben Ahmetajt dhe administrator në tre inceneratorët.

Ajo që e bën edhe më skandaloze këtë skemë gjigande vjedhjeje është fakti se inceneratorët paguhen miliona euro çdo vit, megjithëse 2 prej tyre as nuk ekzistojnë.

Sipas kontratës korruptive të firmosur nga Edi Rama, inceneratori fantazëm i Fierit ka marrë deri tani 18 milionë euro, ndërsa ai i Tiranës 14 milionë euro. Keto të fundit as nuk dihet në xhepat e kujt përfundojnë zyrtarisht, pasi kompania është e regjistruar në parajsë fiskale dhe pronari i vërtetë është i panjohur.

47 milionë euro të vjedhura me inceneratorët fantazëm dhe të paktën 8.5 milionë euro vetëm nga koncesioni i check up, që denoncuam dje, janë një pasuri e madhe që, në vend të investohen
për shqiptarët, i shkojnë një grushti politikanësh dhe oligarkësh të korruptuar.

Pasurimi i paligjshëm është prioriteti absolut i Edi Ramës dhe mënyra e vetme për të mbajtur pushtetin e tij të paligjshëm. Për Edi Ramën nuk ka asnjë rëndësi që pensionet nuk rriten, pagat nuk rriten, që të rinjtë dhe profesionistët po largohen nga vendi, që ekonomia është në krizë dhe biznesi i vogël lufton për mbijetesë.

Që t’i japim fund kësaj krize, duhet zhbërë pushteti i paligjshëm i Edi Ramës. Antidoti i vetëm për ketë virus janë zgjedhjet e lira e të ndershme, që do t’i japin vendit një qeveri e cila u shërben qytetarëve, duke nisur me anullimin e koncesioneve dhe PPP-ve korruptive, si ky i inceneratorëve.

Exit mobile version