Si iu vu zjarri banesë së të akuzuarit për…

Një banesë në fshatin Kuqar të Patosit është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme. Burimet për Abc News thanë se dyshohet është banesa e autorit të masakrës së Patosit, Martin Skendaj.

Ky i fundit, më datë 19 Dhjetor vrau në poliklinikën e Patosit, dy persona. Martin Skendaj, ish-gardian i burgut të Fierit u arrestua nga policia pas krimit të dyfishtë.

Sa i përket zjarrit, burimet thanë se banesa është djegur plotësisht, por nuk ka persona të lënduar. Familja Skendaj pas ngjarjes së rëndë është larguar nga banesa nga frika e hakmarrjes. Ngjitur me familjen e autorit të krimit jeton dhe njëra prej familjeve të viktimave.

Ende nuk ka detaje për shkaqet e këtij zjarri, por deri më tani dyshohet se ka qenë një zjarrvënie e qëllimshme, pasi në banesë nuk ka patur njerëz.

Familjarët e Skëndaj janë larguar nga fshati Kuqar pas krimit të rëndë që u mori jetën dy të rinjve.

Ndërkohë për Martin Skëndaj gjykata e Fierit dha masën e sigurisë arrest me burg. Hetimet zbuluan se krimi i rëndë kishte ardhur për shkak të një lidhje dashurie që motra e gardiantit kishte me viktimën Manol Rrapaj.

Ngjitur me familjen e autorit të krimit jeton dhe njëra prej familjeve të viktimave.