PD mbështet angazhimin e SHBA në luftë kundër terrorit

Partia Demokratike mbështet angazhimin e SHBA në luftë kundër terrorit. Në një njoftim për shtyp të PD thuhet se, Vendimi i presidentit Trump për goditjen e njërit prej arkitektëve dhe drejtuesve të aktiviteteve terroriste është nje akt i fortë lidershipi dhe mbrojtje e vlerave demokratike e të paqes.

“Partia Demokratike mbështet angazhimin e SHBA në luftë kundër terrorit. Vendimi i presidentit Trump për goditjen e njërit prej arkitektëve dhe drejtuesve të aktiviteteve terroriste është nje akt i fortë lidershipi dhe mbrojtje e vlerave demokratike e të paqes.

Partia Demokratike, në çdo kohë, qëndron në krah të SHBA, sot në opozitë duke u solidarizuar tërësisht dhe nesër në qeverisjen e vendit me angazhim total e aktiv në përmbushje të detyrimeve e kontributeve në mbështetje të plotë të Koalicionit Global kundër Terrorit, të udhëhequr nga SHBA”, thuhet në reagimin e PD.