E konfirmon Zidane, Hazard humb Superkupën e Spanjës

Hazard do të mungojë kundër Valencias, por edhe në finale nëse Reali e preki atë dhe mund të përballet me fituesin e duelit Barça-Valencia.

Zinedine Zidane ka konfirmuar se Eden Hazard nuk është i gatshëm as për ndeshjen e nesërme kundër Getafes, e as për Superkupën e Spanjës.

Reali luan mesjavën e ardhshme në gjysmëfinale me Valencian, ndërsa nëse arrin në finale, do të ketë punë me fituesin e duelit Barcelona vs Atletico Madrid.

Në këtë ndeshje, zyrtarisht Reali s’mund të llogarisë në Eden Hazard, që vazhdon të jetë i dëmtuar që nga nëntori i vitit të kaluar.

“Po, është jashtë 100%. Ai po vazhdon me procesin e rikuperimit. Shpresoj që pas Superkupës, dalëngadalë do ta rikuperojmë Edenin”, u shpreh Zizu.