Ballina Aktualitet Kryetari i Bashkisë Lushnje plagoset me granatë në zyrë bashkë me sekretaren

Kryetari i Bashkisë Lushnje plagoset me granatë në zyrë bashkë me sekretaren

Plagoset kryetari i Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe. Nga të dhënat paraprake dyshohet për shpërthim brenda zyrës në bashkinë e Lushnjes. Burimet bëjnë të ditur se, pas shpërthimit në bashki janë dëgjuar edhe krisma armësh.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në orën 08:00. Sipas burimeve, kryetarit të bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe i vendosën lëndë plasëse në zyrë, që dyshohet se është granatë.

Nga shpërthimi ka mbetur i plagosur kryebashkiaku Fatos Tushe si dhe sekretarja e tij, Erisa Qalliu. Pas ndihmës së parë që kanë marrë në spitalin e Lushnjes, bëhet e ditur se Tushe dhe Qalliu janë nisur drejt Tiranës për mjekim më të sepcializuar, megjithëse raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Fatos Tushe ka marrë dëmtime në shpatull dhe në këmbë. Sipas informacioneve të para, policia dyshon se autori është Gëzim Saraçi, ish-shofer i kryebashkiakut Fatos Tushe.

Bëhet e ditur se, ish shoferi e ka pritur kryetarin te shkallët, ku më pas janë ngjitur së bashku dhe janë future në zyrë. Bëhet e ditur se të dy kanë debatuar e më pas autori nga xhepi i xhupit ka nxjerrë lëndën plasëse.

Në këtë moment ka qenë e pranishme edhe sekretarja e tij, Erisa Qalliu, e cila po ashtu është lënduar. Nuk dihet se cili ka qenë mekanizmi i shpërthimit, por nga të dhënat paraprakë mësohet se shpërthimi ka ndodhur në zyrë.

Burimet bëjnë me dije se drejt vendngjarjes është nisur edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe Tonin Voci, drejtori i policisë Kriminale.

Ende nuk është lokalizuar autori i sulmit, por policia ka ngritur postblloqe në të gjithë hyrjet dhe daljet e qytetit.

Të dy të plagosurit janë dërguar urgjent në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një granatë që i ishte future në xhep kryetarit. Policia dyshon se autori është Gëzim Saraçi, i cili ka patur detyrën e shoferit të kryetarit.

Panore Veliu, Drejtoresha e Spitalit të Lushnjes, nuk ka pranuar fillimisht dhe ka qenë e rezervuar për sa i përket informacionit lidhur me shëndetin e kryebashkiakut të Lushnjes dhe Sekretares së tij.

Ajo që deklaroi Drejtoresha e Spitalit është se drejt Tiranës, janë nisur të dy të plagosurit, kryebashkiaku Fatos Tushe dhe sekretarja Erisa Qalliu.

Në Lushnje tashmë ka mbërritur edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe Drejtori i policisë kriminale Tonin Vocaj.

Policia doli me deklaratë zyrtare për ngjarjen e rëndë në Lushnje.

NJOFTIMI

Sot, rreth orës 09:00, në zyrën e Kryetarit të Bashkisë Lushnjë, dyshohet se është hedhur një granatë dore dhe për pasojë është dëmtuar Kryetari i Bashkisë shtetasi F. T. dhe sekretarja e Bashkisë, shtetasja E. Q., të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjës, nën kujdesin e mjekëve.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autor i kësaj ngjarjeje është ish-shoferi i Kryetarit të Bashkisë, shtetasi G. S., i cili pasi ka hedhur granatën është larguar menjëherë nga ambientet e Bashkisë Lushnjë.

Forca të shumta policie të Komisariatit të Policisë Lushnjë, të DVP Fier, Renea e FNSH e Fierit po krehin zonën, me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorit.

Grupi i posaçëm hetimor, me Specialistë nga Departamenti i Policise Kriminale ne Policine e Shtetit dhe DVP Fier, nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Exit mobile version