Tabaku: 125.234 gra kryefamiljare punojnë për të nxjerrë bukën e gojës…

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku ka biseduar këto ditë me gra të papuna në Tiranë, që janë hequr padrejtësisht ose e kanë të pamundur të punojnë dhe detyrohen të përballen me shumë vështirësi ekonomike për shkak të keqqeverisjes së “aktorit, që luan rolin e të varfrit por punon për pushtetin e oligarkut dhe tarafit të tij personal,” siç e cilësoi kryeministrin Edi Rama.Qëllimi i takimeve ka qënë ringjallja e shpresës për vitin 2020.

“Ditët e fundit të vitit vendosëm t’i kalojmë me zonjat kryefamiljare të njësisë 8, një pjesë e tyre e kanë të pamundur që të punojnë dhe një pjesë tjetër janë të papuna pasi Partia vendosi në vend të meritokracisë, shkruan Tabaku në Facebook. Sipas të dhënave të INSTAT, janë 125.234 gra kryefamiljare që punojnë për të nxjerë bukën e gojës dhe për të mbajtur familjet.

Shumë prej atyre që vizituam dhe takuam ishin të shqetësuara për mungesën e dritës ndërsa shohin përditë një kryeministër që luan teatrin e mendimtarit dhe njeriut që përpiqet për to. Shpresa e humbur në një qeveri makiazhi dhe shija e hidhur e propagandës pa asnjë ndikhmë reale nuk mund të ndihmojë 125 mijë familje që drejtohen me mish e me shpirt nga zonjat.

Ne do të punojmë për të shpresuar që viti 2020 të mos e gjej më Shqipërinë në kllapinë e një aktori që luan rolin e të varfrit por punon për pushtetin e oligarkut dhe tarafit të tij personal”.
1 107
2 97
3 72