Vokshi reagon ndaj Ramës: I pashpirt, bën show neveritës me fatkeqësitë e njerëzve

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e ka cilësuar një shoë të shëmtuar, vizitën e kryeministrit Edi Rama tek burgu i grave.

Sipas Vokshit, Rama është i gatshëm që të përdorë vuajtjet dhe fatkeqësitë e tij njerëzore për të bërë propagandën e tij neveritës.

Ish-deputetja e PD e ka cilësuar Ramën hipokritin më të madh, duke shtuar se si mund të flasë për mbrojtjen e femrave njeriu i cili është shkaktari numër 1 i grave sot në Shqipëri.

Postimi i Vokshit

I pashpirt, pa asnjë ndjesi njerëzore, Edi Rama është i gatshëm të përdorë këdo në fatkeqësi për propagandën e tij neveritëse. Përdor gra të varfëra, të papuna; fëmijë të lënë jetimë prej neglizhencës së tij për sigurinë e banesave ku jetonin; persona me probleme mendore apo të moshuar. Në propagandën e tij, mashtrimi dhe hipokrizia nuk kanë limit.

Sot vendosi të përdorë gratë e burgosura, luajti rolin e të shqetësuarit për ato që po kalojnë vite të jetës së tyre në burg edhe sepse varfëria, papunësia, gjendja e rënduar ekonomike e sociale mund t’i kenë cuar të ndërmarrin vepra “ekstreme” për të cilat po vuajnë dënimin.

Në shkelje të ligjit e Rregullores së burgjeve, shtrëngoi të flisnin live gratë e burgosura. Redona (e mitur dikur), Ermira (me 3 fëmijë të vegjël, e ndarë nga burri) treguan që për shkak të moshës apo kushteve shumë të vështira ekonomike për të ushqyer fëmijët, ishin detyruar të tregëtonin drogë. Redona, Ermira apo gra të tjera po vuajnë dënimin me burg për trafikim substancash narkotike, ndërkohë që deri më sot asnjë bos droge nuk është kapur e aq më pak dënuar.

Nëse gratë janë sot viktimat më të mëdha të shoqërisë shqiptare, shkaktari numër 1 është Edi Rama.

Gratë vriten në mes të ditës, rrihen në mes të Tiranës, dhunohen nga persona të veshur me uniformë sepse dhunuesit mbrohen nga Edi Rama, sepse institucionet shtetërore nuk janë në mbrojtje të grave por në shërbim të dhunuesve, kriminelëve, trafikantëve.

Zgjidhja për gratë nuk është shoë me kamera. Ato duan siguri financiare, duan punë, duan siguri për fëmijët, duan shkolla dhe kopshte më të mira për ta. Në gjithçka duan gratë për familjet e tyre Edi Rama ka dështuar. Gratë e dinë këtë dhe ia kanë hequr vizën me kohë, vetëm kështu mund të shpëtojnë liritë që u kanë ngelur!!