Çështja Tahiri/ Prokuroria pushon hetimin ndaj Arta Markut

Prokuroria ka vendosur të pushojë çështjen ndaj ish-kryeprokurores, Arta Marku. Vendimi do të shqyrtohet sot nga gjyqtari paraprak Ardian Kalia

Pak muaj më parë opozita paditi kryeprokuroren Arta Marku për largim të paligjshëm të prokurorëve që hetojnë ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, me qëllim mbylljen e hetimit ndaj tij.

Në kallëzim thuhet se “Arta Marku ka ndërmarrë veprime aktive që kanë shkaktuar pasoja të rënda për funksionimin e organit të prokurorisë”.

Po ashtu opozita i cilëson lëvizjet e paligjshme të prokurorëve të urdhëruara politikisht.

Si arsyetim për padinë, opozita thotë se kryeprokurorja ka shpërdoruar detyrën, pasi ajo vendosi të shpërbëjë tërësisht grupin e prokurorëve të çështjes penale ndaj ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.